17-05-2024

Prizren

Magani që i kthehet Lirisë për ndeshjen me Gjilanin, flet për fitore

Liria, përkatësisht reparti i sulmit do të jetë më i fortë, në ndeshjen me ekipin e Gjilanit. Shënuesi më i mirë, Artur Magani, që pushoi shkaku i kartonëve, të shtunën pritet t’i prijë sulmit të Lirisë. “Jam i gatshëm të ndihmojë shokët nëse do të jem në përbërje. Premtoj angazhim maksimal dhe fitore”, tha ai. […]

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 27 prill 2018: Ora 11:00 Shkolla fillore “Emin Duraku” në Prizren shënon 63 vjetorin. Me këtë rast do të shfaqet një  program kulturor-artistik i përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Ora 14:00 Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. Takimi mbahet në […]

Prizren: PDK lavdëron procesin zgjedhor për rininë

PDK deklaron se procesi zgjedhor, që po zhvillohet në Rininë Demokratike, po sjellin një frymë te re me ide të reja, përplot me djem dhe vajza të rinjë, me shumë energji dhe motiv për të kontribuar në radhët e saj.   “Të rinjë gjithandej komunës dita-ditës po i bashkohen Dekadës së Re.   Vullneti dhe energjia […]

Kërkohet rivarrimi i eshtrave të Ymer Prizrenit

Ilir Gashi, anëtar i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, kërkoi rivarrimin e eshtrave të patritotit dhe të njërit nga udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), Ymer Prizrenit, në oborrin e “Bajrakli xhamisë” në Prizren, që ndodhen në Kompleksin e Lidhjes.   “Në kuadër të aktiviteteve, të cilat janë paraparë të mbahen në kuadër të […]

Haskuka: Për një teleferik më ndryshe në Kala

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se është për ndërtimin e një  teleferiku në Kalanë e Prizrenit, por ndryshe nga ai që ka hartuar pushteti i kaluar, i drejtuar nga PDK. Ai tha se projekti i mëparshëm për teleferikun bie ndesh me disa ligje, përfshirë edhe atë të rrjedhës së lumenjve. Haskuka, tha […]

Prizren: Opozita kërkon prishjen e rrethojava të “Shtëpisë së Bardhë”

Kërkohet prishja e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ku edhe ndodhet selia e Kuvendit Komunal (KK). Këtë e kërkoi shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, tashmë në opozitë, Simir Krasniqi, të entjen gjatë mbledhjes së këtij organi. “Sa ishit në opozitë, keni deklaruar se do ta prishni murin rrethues, që qytetarët të […]

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 26 prill 2018: Ora 10:00 Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, mban mbledhjen, ku ndër tjera do të shqyrtojë propozim-vendimin për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake përgjatë viteve 2016-2017 për vitin në vijim, në shumë prej mbi 2. 2 milion eurosh. Ora 12:00 Në fshatin Drenoc […]

Prizren: Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për fuqizimin e shkollave profesionale

Drejtuesit e drejtorisë së arsimit në Prizren, të mërkurën kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me zyrtarë të qeverisë së Luksemburgut në ngritjen e platformës on-llajn për Këshillim dhe Orientim në Karrierë. Nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë nga përgjegjësi teknik i projektit LUX Development, Daniele Kristian Passalakua, dhe drejtori komunal i arsimit, Skender Susuri. Ky […]

Fëmijët e AKV “Lidhja e Prizrenit ” kthehen me çmim special nga Turqia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve  “Lidhja e Prizrenit ” nga Prizreni është kthyer me çmim special nga Festivali ndërkombëtarë i fëmijëve, që u mbajt në Sariyer të Turqisë. Në festivalin e mbajtur nga data 17 deri 24 prill, për nder të “23 prillit – Bajrami të fëmijëve”, ansambli prizrenas mori edhe plaketa, mirënjohje e medalje […]

Prizren: Komuna shënon  Ditën e Tokës me tri ditë vonesë

Për shkak të mungesës së kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ishte në udhëtim zyrtar në Gjermani, me 3 ditë vonesë është shënuar me aktivitete të ndryshme Dita Botërore e Tokës në Prizren. Aktiviteti kryesor i shënimit të Ditës së Tokës nga komuna e Prizrenit, është organizuar në një nga hapësirat gjelbëruese rishtas të […]