03-05-2024

Prizren

Fëmijët e AKV “Lidhja e Prizrenit ” kthehen me çmim special nga Turqia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve  “Lidhja e Prizrenit ” nga Prizreni është kthyer me çmim special nga Festivali ndërkombëtarë i fëmijëve, që u mbajt në Sariyer të Turqisë. Në festivalin e mbajtur nga data 17 deri 24 prill, për nder të “23 prillit – Bajrami të fëmijëve”, ansambli prizrenas mori edhe plaketa, mirënjohje e medalje […]

Prizren: Komuna shënon  Ditën e Tokës me tri ditë vonesë

Për shkak të mungesës së kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ishte në udhëtim zyrtar në Gjermani, me 3 ditë vonesë është shënuar me aktivitete të ndryshme Dita Botërore e Tokës në Prizren. Aktiviteti kryesor i shënimit të Ditës së Tokës nga komuna e Prizrenit, është organizuar në një nga hapësirat gjelbëruese rishtas të […]

Prizren: Hapet konkurs për 18 drejtorë shkollash

Prizreni ka hapur konkurs për 18 drejtorë të rinj të shkollave në nivel komune. Konkursi është hapur nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa zgjat deri më datën 08 maj 2018, që edhe  konsiderohet si dita e mbylljes së konkursit. 15 vende të lira në konkurs janë shpallur për shkollat fillore, ndërsa tri për ato të mesme, […]

Prizren: Rrënohet objekti pa leje ndërtimi në qendër të qytetit

Drejtoria e Inspektoriatit në Prizren ka njoftuar se ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e përsëritshëm të një objekti në Qendrën Historike të Prizrenit. Objekti në fjalë ka pasur tejkalim të lejes për ndërtim, për dy kate, në zonën më të ndjeshme të qytetit. “Pasi që nuk është respektuar afati, që i është dhënë pronarit për […]

Prizren: PDK kritikon për punësime të paligjshme kryetarin, Haskuka

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, që tashmë është në opozitë,  derisa ka kritikuar për një varg shkeljesh kryetarin Mytaher Haskuka, përfshirë edhe siç është thënë punësimet e paligjshme të militantëve të subjektit të tij, ka paralajmëruar formimin e kabinetit “për qeverisje të mirë” PDK shprehet se në përputhje me vendimin e organeve drejtuese […]

Shaqir Totaj pranon se ka bisedime për t’u bër ministër

Shaqir Totaj, ish- kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së në Prizren, pranon se ka bisedime për t’u bër ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. “Kemi pasur bisedime në këtë drejtim, por ende nuk ka diçka më konkrete”, ka thënë ai për “Gazetën e Prizrenit” Totaj ka thënë se është i gatshëm ta marrë këtë […]

Prizren: Arrestohet për publikimin e fotove të një femre

Një person është arrestuar pasi ka publikuar foto të një femre në Prizren. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./koha.net/

Prizren: Orientohet shpenzimi i mbi 2.2 milion eurove nga hyrat vetanake

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, të enjten do të shqyrtojë propozim-vendimin për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake përgjatë viteve 2016-2017 për vitin në vijim, në shumë prej mbi 2. 2 milion eurosh. Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, paraprakisht një ditë më parë, përcaktoi pikat […]

Prizreni inspektohet për ndërtimet (VIDEO)

Inspektorët nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësirorë do të qendrojnë të mërkurën në Prizren. Klan Kosovës i ëhstë konfirmuar se në vizitë në Drejtorinë e Urbanizimit, ata kanë për ta vlerësuar vendimin e komunës për pezullimin e dhënies së lejeve të ndërtimit që nga shtatori i vitit të kaluar. Kjo pas ankesave të investitorëve […]

Landovicë: Shembja e dheut rrezikon shtëpitë (video)

Fshati Landovicë në Komunën e Prishtinës konsiderohet si zonë e ndjeshme ku vazhdimisht ka shembje të dheut. Komuna vitin e kaluar kishte investuar me ndërtimin e mureve mbrojtës në disa shtëpi të fshatit, por banorët thonë se ky problem nuk u sanua./tv dukagjini/