26-04-2024

Cilat pjesë të Prizrenit do të pastrohen sot në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”?

Komuna e Prizrenit, sot i është bashkuar aksionit për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën”, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e ambientit.

Njoftohet se aksioni ka nisur nga ora 09:00, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike për vullnetarët ka siguruar bluza dhe pajisje të nevojshme për pastrim si qese, dorëza dhe maska.

Nga mëngjesi kanë nisur edhe aksionet pastruese në mjediset e shkollave.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit, thuhet se lokacionet e përcaktuara për pastrim janë:

─ Rr. Ismail Kryeziu (transiti i vjetër) deri te Pompa “Arbëria”
─ Rr. Tranziti i vjetër deri te udhëkryqi i rrugës “Ukë Bytyqi”
─ Rr. Ismail Qemaili nga semaforët te rr. Ismail Kryeziu deri në fund të rrugës
─ Hapësirat përreth Qendrave të Mjekësisë Familjare
─ Hapësira përreth njësisë së Policisë së Kosovës në Prizren
─ Lagjja Kurilla
─ Hapësirat përreth objekteve shkollore, si dhe çdo hapësirë tjetër që pastrohet nga qytetarët e ndërgjegjshëm.

Përveç këtyre lokacioneve, qytetarët mund të zgjedhin vullnetarisht edhe lokacione të tjera dhe t’i sigurojnë mjetet për pastrim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.