26-04-2024

Sot në Prizren shënohet Dita e Dëshmorëve

Me homazhet në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të cilat fillojnë nga ora 10:00, sot në Prizren do të shënohet Dita e dëshmorëve të komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Me këtë rast qytetarë, familjarë të dëshmorëve,  por edhe përfaqësues politik e institucional në varrezat e dëshmorëve dhe të rënëve do të vendosin kurora lulesh dhe do të bëjnë homazhe në nderim të veprës së dëshmorëve të rënë në luftën për çlirimin e vendit.

Zyrtarët lokal dhe ata të shoqatave të dala nga lufta duhet ta shfrytëzojnë këtë ditë për të dhënë mesazhe mirëkuptimi dhe të angazhimit e bashkëpunimit rreth forcimit të institucioneve të vendit.

15 shtatori që prej disa vitesh është caktuar si “Dita e dëshmorëve të kombit” të komunës së Prizrenit është mirë t’i përmbledh të gjitha manifestimet e ardhshme kushtuar dëshmorëve, ndërsa kjo nuk duhet të lejojë zbehjen e shënimit të veprave të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ndërsa manifestimet për ta, pas lufte janë mbajtur ndaras.

15 shtatori përkon me rivarrimin e të gjithë dëshmorëve të kombit, nga vendi i rënies heroike në një vend të përbashkët në Landovicë të Prizrenit, rreth katër kilometra nga Prizreni, në vitin 1999. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.