26-04-2024

Nezir Çoçaj dorëzon mandatin e deputetit

Nezir Çoçaj, deputet i PDK-së, sot ka njoftuar për dorëzimin e mandatit të deputetit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në profilin e tij të facebookut, ai ka shkruar se arsyet për një veprim të tillë janë personale (kanë të bëje me çështje profesionale).

“Falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre. Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t’ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet”, ka shkruar ndër tjera ai.

Çoçaj ka qenë deputet edhe në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.