27-04-2024

Policia rajonale e Prizrenit organizon “Portën e hapur”

Në kontekstin e shënimit të përvjetorit të formimit të policisë së Kosovës,  sot në mjedise të Drejtorisë Rajonale të Policisë në fshatin  Lubizhdë te Prizrenit, mbahet ceremonia “Porta e hapur”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha ka thënë se pos zyrtarëve policor, pritet pjesëmarrje dhe e zyrtarëve komunal dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera në nivel të rajonit.

Me këtë rast do ndahen edhe disa mirënjohje për  punonjës brenda dhe jashtë policisë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.