14-04-2021

Presidenti Meta: Kujdesuni për Prevallën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshit, të cilit i është drejtuar me një porosi.

Meta kërkoi nga Kosova që të ketë kujdes më të madh për Prevallën, pasi, sipas tij, është vend shumë i bukur dhe ka vlerë të veçantë gjë që e bën ta ketë shumë për zemër.

Matoshi duke iu përgjigjur porosisë së Metës, deklaroi se Prevalla është pjesë e kujdesit institucional dhe investimeve që do të ndërmarrim në ruajtjen e parkut nacional “Sharri”.

Të dy theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbra.

Meta shprehi gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të shumta.

Në fund Matoshi e Meta planifikuan edhe ndërmarrjen e një aktiviteti të përbashkët në kuadër të fushatës tre mujore për pastrimin e Kosovës./koha.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.