23-04-2024

Sot pritet të emërohet kryetrajneri i Lirisë

Derisa klubi tashmë ka zgjedhur anëtarët e kryesisë, sot pritet edhe emërimi i trajnerit, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Kryesia e re do të caktojë kryetrajnerin e ri të Lirisë, ka paralajmëruar, kryetari i klubit, Ilijaz Ilijazi.

 

Në pranin e anëtarëve të Kuvendit, një ditë më parë Ilijazi, në bazë të së drejtës të cilën edhe ia jep statuti klubit emëroi edhe kryesinë e re, që u bë në Kuvendin punës,

 

Anëtarë të rinj të saj janë: Daver Krasniqi, Lindor Ndrecaj, Mahir Mulla, Nuredin Çollak, Salajdin Fanaj, Bardhyl Krasniqi e Dionis Dërdovski.

“Pas një varg konsultash dhe kontaktesh, kam vendos të zgjedhë për bashkëpuntor, këta anëtarë të Kryesisë, që vijnë nga biznesi”, ka thënë kryetari Ilijazi, që para të pranishmëve paraqiti emrat, e që me votim unanim, u miratua lista e propozuar nga ai. /gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.