25-04-2024

Çka e porosit Hoxha kryetarin Haskuka, pas anulimit të konkursit?

Zyrtari shumëvjeçar i LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij të facebookut të titulluar “Anomali e kohës-allaprizren-qe” ka porositur kryetarin Haskuka  që të mos ndikohet politikisht e të mos bëhet pjesë e së keqes.

Ja postimi i plotë i tij:

“Në emër të LDK-së zyrtar e adoloshent politik, (më parë LDK në Prizren ka qenë Aakademi politike pse jo edhe pedagogjike për subjekte tjera politike) flasin gjoja për depolitizim të arsimit, duke atakuar konkursin dhe kandidatët e propozuar për drejtor të shkollave.

Këta zotrinjë nuk e kanë iden e depolitizimit, por hallin e kane se jane t’kurr në kuptimin e ndikimit dhe presionit të njeanshem individual politik, në raport me zhvillimet politike të kohës dhe interesat e tyre të ngushta.

LDK të tillet nuk i mbështet, zerat e tillë jane individual. “Bravo kryetar” si duket marreveshjen e ofruar qe nuk e ke nënshkruar gjate fushates zgjedhore me insistimin e zyrtareve qe tani po bejne zhurme, ke vendos tani ta jetesoni dhe zbatoni me anulimin e konkursit edhe pse e dini se ajo “marreveshje”eshte jo ligjshme, jo e moralshme., e stilit mafioz, Kujdes, kryetar Haskuka, mos u ndiko politikisht, mos u bë pjesë e së keqes, ende keni kohë për reflektim…!!!”

Asnjë koment

Comments are closed.