18-05-2024

Prizren

Sa i plotësojnë kushtet pishinat e Prizrenit?

Nga katër pishinat sa funksionojnë në komunën e Prizrenit, inspektorati sanitar që vepron në kuadër të Komunës, tashmë ka kontrolluar vetëm dy sosh, ndërsa në njërën ka vërejtur më tepër parregullsi, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Prizreni vlerësohet si qyteti më i ngrohte në vend. Edhe pse fundi i qershorit dhe ditët e para të korrikut ishin […]

Prizren: Në përzgjedhjen e drejtorëve, do të ndihmojë edhe Ambasada angleze

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thyer heshtjen, pas anulimit të konkursit për drejtorë, të cilin e ka bërë dy javë më parë. Në një deklarim në profilin e tij të facebookut, ku edhe pat njoftuar për anulimin e konkursit, ai ka premtuar  se do të ketë masa shtesë në përzgjedhjen e drejtorëve […]

Muharremaj lut shoferët për kujdes për të mos përjetuar tragjedi të tilla

Në varrezat e fshatit Sopijë të Komunës së Suharekës, u bë varrimi i 5 anëtarëve të familjes Sadikaj, të cilët humbën jetën aksidentalisht në aksin rrugor Suharekë-Duhël. Në ceremoninë mortore të varrimit, përveç qytetarëve të shumtë nga treva të ndryshme ishin të pranishëm edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, kryetari i Komunës […]

Prizren: Inspektorati ndalon vendosjen e postereve në hapësirat publike

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka lëshuar urdhëresë për të gjithë qytetarët, për ndalimin e vendosjes së çfarëdo lloj posteri apo materiali propagandues, nëpër sheshet publike, mure të objekteve, drunj, trotuare dhe hapësirat e tjera publike, pa leje të organit kompetent.   “Specifikisht është shqetësuese ngjitja e posterave në drunj, pasi që përveçse me këto […]

Inspektorati intervenon edhe në Shatërvan për lirimin e hapësirave publike

Inspektorati në Prizren, ka vijuar me aksionin e lirimit të hapësirave publike, kësaj radhe është intervenuar në sheshin Shatërvan. Zyrtarë të drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, të martën kanë vijuar me aksionin e nisur kohë më parë për lirimin e hapësirave publike, duke intervenuar në vet Qendrën Historike të Prizrenit, në Shatërvan. Drejtori i këtij […]

Rektori Vataj: Kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të MASHT-it dhe kryesuesit të Këshillit Drejtues të UPZ-së

Rektori i Universitetit  të Prizrenit ”Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, ka bërë kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të MASHT-it, Defrim Gashi, dhe kryesuesit të Këshillit Drejtues të UPZ-së, Bedri Muhadrit, thuhet në një komunikatë për medie të këtij institucioni, ”Kallëzimi është bërë për shkak të konsumimit të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” në bazë […]

Prizren: Lihet i lirë shoferi, të cilit iu gjetën pranga e xhaketa me emblemë të policisë

Një personi në veturë i janë gjetur pranga, lotsjellës, xhaketa ushtarake dhe procesverbale me emblemë të Policisë së Kosovës, sikurse edhe lotsjellës, por pas arrestimit nga policia, prokurori në Prizren, të dyshuarin e ka liruar, transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Bëhet fjalë për rastin që ka ndodhur me datën 8 korrik 2018, rreth orës 19:30 min. në Rr. […]

Shkarkime në një shtyllë elektrike në Prizren (video)

Reshjet e fundit të shiut në Prizren janë përcjellë edhe me shkarkime atmosferike. Banorët e një rruge në qytet, në rrjete sociale kanë shpërndarë një video, të cilën e quajnë “shou” me energji elektrike, në një ndërthurje që mund të ketë pasur edhe pasoja të rrezikshme!  

Ditë zie në Suharekë, sot pasdite varroset familja Sadikaj që vdiq në aksident

Sot në orën 16:00, në Sopijë të Suharekës bëhet varrimi  i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut, në Biraqë, të dielën në drekë,  pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus. Në këtë fatkeqësi të rëndë humbën jetën vozitësi 31-vjeçar, bashkëshortja e tij […]

Prej nesër mot më stabil e me diell

Ditëve të para të javës në Kosovë ishte mot me shi, kurse nga e mërkura pritet mot stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit pasi kanë pësuar rënie nën vlera mesatare, nga mesi i javës sërish do të rriten rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale […]