19-04-2024

Prizren: Inspektorati ndalon vendosjen e postereve në hapësirat publike

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka lëshuar urdhëresë për të gjithë qytetarët, për ndalimin e vendosjes së çfarëdo lloj posteri apo materiali propagandues, nëpër sheshet publike, mure të objekteve, drunj, trotuare dhe hapësirat e tjera publike, pa leje të organit kompetent.

 

“Specifikisht është shqetësuese ngjitja e posterave në drunj, pasi që përveçse me këto veprime po bëhet ndotja dhe shëmtimi i ambientit, po shkaktohet edhe dëmtimi i drunjve shumëvjeçarë të qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Drejtoria e Inspektorateve parasheh gjoba për të gjithë ata të cilët kryejnë veprime të tilla që bien ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.