27-07-2024

Muharremaj lut shoferët për kujdes për të mos përjetuar tragjedi të tilla

Në varrezat e fshatit Sopijë të Komunës së Suharekës, u bë varrimi i 5 anëtarëve të familjes Sadikaj, të cilët humbën jetën aksidentalisht në aksin rrugor Suharekë-Duhël.

Në ceremoninë mortore të varrimit, përveç qytetarëve të shumtë nga treva të ndryshme ishin të pranishëm edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, deputet të Parlamentit të Kosovës dhe kryetar të Komunave fqinje.

Në njoftimin e komunës, thuhet se Muharremaj me këtë rast duke ngushëlluar familjarët dhe të pranishmit në fjalën e tij, ka thënë: “ Dita e sotme është e rëndë për të gjithë, fjalimet sot janë të zorshme, ngase moment është i rënd dhe pikëllimi është i thellë. Jo vetëm Theranda, por edhe Kosova përjetoi rëndë këtë tragjedi”.

Muharremaj ka lutur vozitësit sidomos ata nga diaspora që të kenë kujdes sepse nuk duhet të kemi më raste të tilla. “Tragjedi të tilla mos përjetoftë më askush, as Theranda e as Kosova. Më pas mbi pesë varre të reja janë bërë homazhe dhe janë vendos vendosur lule të freskëta, ndërsa nga të pranishmit janë derdhur edhe lot dhembjeje e pikëllimi”, ka thënë ai.

Fotografia e Komuna Suharekë

Fotografia e Komuna Suharekë

Asnjë koment

Comments are closed.