17-06-2024

Prizren: Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur

Gjatë mbrëmjes së sotme të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Nashec të Prizrenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, i cili njoftoi se një person ka mbetur i plagosur.

“Ka ndodhur një plagosje në Nashec të Prizren, viktima është jashtë rrëzikut për jetën. Ndërsa i dyshuari është verifikuar, por gjendet ende në arrati”, ka bërë të ditur Aliu.

Asnjë koment

Comments are closed.