27-07-2024

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shtyjë afatin për regjistrimin e popullsisë deri më 24 maj.

Kështu u bë e ditur në një njoftim nga zyra e kryeministrit, ku thuhet ky vendim për shtyrje të aftat – që duhet të përfundonte më 17 maj –  të zgjatet edhe një javë me kërkesë të disa komunave.

“Me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024.

Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.