07-10-2024

Prizren: Policia jep detaje për rastin e Privimit të kundërligjshëm nga liria në Landovicë

Policia në Prizren, njoftoi se dje ka pranuar një informatë për një rast “Privim i kundërligjshëm nga liria”, derisa nga hetimet e para mësohet se kjo kishte ndodhur pas një zënke në mes të personave të dyshimtë dhe viktimës, në Landovicë – Prizren, ku dyshohet se të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe me pas me dhunë e kane futur në automjetin “Tauran” me targa vendore dhe e kanë dërguar në Gjakovë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë, atje viktima është hasur nga Patrulla e policisë së stacionit policor të Gjakovës. “Policia e Kosovës në Gjakovë arriti që t’i arrestojë të dyshuarit e këtij rasti dhe të njëjtit i janë dorëzuar Stacionit policorë Prizren-Veri “.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali njoftoi se katër personat e kanë sulmuar fizikisht një 25-vjeçar, të arrestuarit janë B. B. dhe K. dhe F Radosta, të cilëve u është caktuar edhe masa e ndalimit policor.

Policia njoftoi se sektori i hetimeve pas intervistimit të të dyshuarve në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe se rasti vazhdon të hetohet nga SRH-Prizren./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.