27-07-2024

Liria fiton pas disavantazhit ndaj Drites në Bon Voyage Superliga

Liria ka mundur Dritën në Prizren, ndonëse ishte në disavantazh 0:2 . Angazhimi i pashoq i lojtarëve dhe udhëheqja brilante e trajnerit, Robert Gjeraj, riktheu rezultatin në pjesën e dytë, duke shëndrruar humbjen në fitore, 3:2, percjell Gazeta e Prizrenit.

Tashmë skuadra U-21, ka siguruar play-offin, dhe do të luaj për vendin e parë, në përfundim të kampionatit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Gara do të mbahet në Hajvali.
Secili gol ishte i veçant. Por, ai i Xhevat Susurit, ishte eurogol, i shënuar nga distanca, aty ku preken shtylla pingule me horizontalen.

Ishte ky goli i 17-të i Xhevat Susurit në këtë garë.
” I uroj djelmoshat për angazhimin, sikundër edhe gjatë gjithë kampionatit”, ka thënë i lumtur pas kësaj sfide, trajneri Gjeraj.

“Fitorja me përmbysje është e ëmbël. E arritur me disiplinë krahas angazhimit të secilit lojtar”, pohoi ai.

Golëshënues:
⚽️E.Bacaliu
⚽️Xh.Susuri
⚽️A.Kryeziu

Asnjë koment

Comments are closed.