27-07-2024

Ja kush e fitoi finalen e tretë Trepça-Ylli, dhe është një fitore larg titullit

Trepça e ka bërë për vete finalen e tretë të play-offit në basketbollin kosovar.

Mitrovicasit triumfuan 85:78 ndaj Yllit në “Minatorin” e stërmbushur, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë.

Megjithatë, mitrovicasit arritën të krijonin një epërsi të konsiderueshme, duke e ruajtur deri në përfundim të takimit.

Ndeshja e katërt finale zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit nëse fiton Trepça.

E nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.

Asnjë koment

Comments are closed.