27-10-2025

Prizren

Shtrenjtimi i bukës në Prizren, paralajmërohen hetime

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se ky institucion nëse vërteton ndonjë rast që tregtarët kanë bërë marrëveshje gojore apo më shkrim për të rritur çmimet në treg, atëherë për ta do të ketë masa rigoroze. Ai ka folur edhe për dyshimet e mundshme në rast […]

Inspektoratet paralajmërojnë heqjen e reklamave nga kulmet në Qendrën Historike të Prizrenit

Inspektoratet në Prizren kanë paralajmëruar gjatë kësaj jave një aksion për heqjen e reklamave, sidomos të atyre mbi kulme të lokaleve hoteliere, që ndodhen në zonën që i përket Qendrës Historike të Prizrenit (QHP), shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas inspektoratit, shumica e reklamave të vendosura në QHP janë në shpërputhje me Ligjin për këtë qendër dhe Vendimin […]

Paraburgim një personi nga Zhuri për shkak të grabitjes

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale  D.A. nga fshati Zhur i Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të grabitjes, Në […]

Rritet numri i lindjeve në spitalin e Prizrenit

Për dallim nga një ditë më parë, numri i lindjeve është shtuar në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr.Daut Mustafa” të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin e lindjeve për 24 orët e shkuara del se numri i përgjithshëm i të lindurve është tetë. 3  djem 5  vajza 4  lindje me operacion. Një lindje Gemelli ( binjak […]

Arrestohet i dyshuar E. SH për ‘vjedhje të rëndë’ në Prizren e Suharekë

Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arrestuar  personi i dyshuar me inicialet E. SH., i cili ishte në kërkim policor, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se ai dyshohet të jetë përfshirë në gjashtë vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera në Prizren dhe Suharekë, ku i njëjti ka depërtuar […]

Vetëvendosje, kujton përvjetorin e fitores në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje,  ka kujtuar njëvjetorin e fitores në balotazh, në Prizren. Me këtë rast, kryetari i saj Albin Kurti me anë të postimi ka bërë të ditur edhe për aderimin në këtë subjekt të një profesori të kolegjit “Fama” në Prizren, Dr. Shaip Kabashit. Sot, në një vjetorin e fitores sonë në balotazh në Prizren, […]

Gruaja që vdiq në aksidentin afër Zagrebit, një 46 vjeçare nga Hasi i Prizrenit

Viktima që vdiq në aksidentin e trafikut në autostradën Karllovac-Zagreb të Kroacisë, bëhet e ditur se është nga Planeja e Hasit, përkatësisht nga familja Maloku, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Përfaqësues të shoqatës “Hasi” në Kroaci, konfirmuan për portalin “GazetaePrizrenit.net” se viktima është Shkurte (Duraj) Maloku, 46 vjeçare. Policia e Kroacisë ka bërë të ditur se në veturën […]

Drejtori në Agjencinë Kadastrale deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Drejtor i Drejtorisë Ligjore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Ismet Kryeziu, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është deklaruar i pafajshëm, në seancën fillestare të së hënës, në Gjykatën Themelore të Prizren. I pafajshëm për uzurpim të pronës së paluajtshme, është deklaruar edhe i akuzuari Xhavit Shabani, raporton “Betimi për Drejtësi”. Pas leximit […]

Gjykata shpall akgjykim lirues për Nexhat Çoçajn

Nexhat Çoçaj, ish drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit është liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Derisa në pikën 1 të aktakuzës prokuroi ka hequr dorë nga ndjekja penale pasi është arritur parashkrimi absolut i veprës penale. Gjykata mori aktgjykim lirues edhe për dy të akuzuarit tjerë, Bekim Thaçit e Bedri Çejku. […]

Vetëm dy lindje në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 2. 1 meshkuj 1 femra 1 lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri i ultë i lindjeve, vetëm dy sosh. Kjo përbën numrin më […]