05-05-2024

Kërkohet nga gjykata, arrestohet në pikëkalimin e Vërmicës

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, afër Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas raportit të policisë, arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës,  ndërsa i dyshuari është dërguar  në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Kohët e fundit, policia e Kosovës herë pas herë ka njoftuar për arrestimin e personave nëpër pikëkalimet kufitare të vendit, për shkak të kërkimit të tyre nga ana e organeve të drejtësisë./“GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.