11-01-2026

Prizren

Probleme të shumta të Hoqës së Qytetit

Banorët e lagjeve Krasniqi dhe Shala të fshatit Hoqë e Qytetit në Prizren po ankohen se Komuna e Prizrenit i ka lënë anash sa u përket investimeve. Ata kanë problem me rrëshqitje të dheut, mosrregullim të rrugës dhe problemin më  të madh e kanë me përroskën e fshatit, e cila pas shirave vërshohet nga ujërat […]

Përmirësimi i pushtetit apo lodhja e opozitës në Prizren?

Veprimin opozitar të nisur kah mesi i vitit, duket se e kanë ndërprerë dy subjektet opozitare PDK e AAK në Prizren, që hiq ndonjë reagim individual në rrjete sociale, muajin e fundit nuk kanë pasur ndonjë  hap të dukshëm konkret, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Opozita, që në nga mesi i vitit e këndej u tregua më aktive, […]

Motra rrah motrën në Prizren

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dje një femër në Prizren ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

Ekzekutivi i Haskukës fajëson ish-qeverisjen për ngecjen e disa projekteve

Fajin për ngecjen e disa projekteve, Ekzekutivi komunal i Prizrenit, në mbledhjen e sotme ia ka hedhur kryesisht mosrishikimit të buxhetit, projekteve të trashëguara, por të paplanifikuara mirë si dhe pezullimi i lejeve ndërtimore, shkruan ‘Gazetae Prizrenit.net’. Kështu është konstatuar në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve komunal, të udhëhequr nga kryetari, Mytaher Haskuka. […]

15 të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 15. 7 meshkuj 8 femra 6 lindje me operacion. /GazetaePrizrenit.net/

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e radhës e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me drejtorët komunalë dhe kabinetin e tij. (Selia e KK-së “Shtëpia e Bardhë”, Prizren).

Përfundon faza e parë e rregullimit të shtegut për ecje nga Kalaja deri në “Pasha çeshme”

Në Prizren është përuruar shtegu i cili lidh Kalanë me vendin piktoresk “Pasha Çeshme”. Drejtoria e Turizmit në Prizren, ka përfunduar fazën e parë të shtegut nga Kalaja në drejtim të “Pasha Çeshmës”. Shtegu në gjatësi prej 2.430 metrave buxhetit të drejtorisë së Turizmit, të Komunës sw Prizrenit, i ka kushtuar 8 mijë euro.

Përfundon rigjykimi për marrje ryshfeti ndaj katër ish-policëve të Prizrenit

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të enjten, është dhënë fjala përfundimtare në rastin që po zhvillohet në rigjykim ndaj katër ish-zyrtarëve policorë, Neshat Avdaj, Driton Bajrami, Myzafer Sylejmani dhe Binak Bytyçi, që akuzohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Prokurori Mehdi Sefa, në fjalën përfundimtare, ka thënë se mbetet në tërësi në fjalën e […]

Prizrenasi arrestohet si i dyshuar për veprën penale ‘detyrim’

Policia në rajonin e Prizrenit, ka arrestuar një person është arrestuar nga nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘detyrim’. Sipas policisë, pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin P.D,  i cili  dyshohet të ketë kryer veprën penale […]

Dy raste të lindjeve binjake në spitalin e Prizrenit

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 13. 5  meshkuj 8  femra 4  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi janë dy raste të lindjes binjak (gemelli)./GazetaePrizrenit.net/