22-10-2024

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  10:00 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën me temë “Politikat sociale në komunën e Prizrenit”. (Në ambientet e Restorant “Marashi” në Prizren).

Prizren: Lirohen nga akuza personat për pengim të policit në detyrë zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, sot ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarve për “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, Besfort Sylbija dhe Liridon Jonuzaj. Vendimi u mor pasi prokurori Musli Gashi është tërhequr nga ndjekja penale ndaj dy të pandehurve, me arsyetimin se nga deklarata e të dëmtuarit, zyrtarit policor Luan Bytyqi, […]

Prokuroria dhe policia në Prizren: 5 raste të ngacmimeve seksuale tri vitet e fundit

Drejtuesit e Prokurorisë Themelore dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë mbajtur një konferencë për medie pas protestës së mbajtur nga organizata “Femaktiv” që u mbajt ditën e diel kundër ngacmimeve seksuale.   Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, dhe numri një i policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, në konferencën e thirrur për medie […]

“Nata e Bardhë”, vitin e ardhshëm në Prizren

“Nata e Bardhë”, manifestim ky që mbahen çdo vit në mbi 100 qytete anembanë botës, gjatë vitit të ardhshëm do të mbahet edhe në Prizren. Këtë e kanë paralajmëruar zyrtarët më të lartë lokal, shkruan “GazetaePrizrenit.net.   Nata e Bardhë është një aktivitet ndërkombëtar artistik, ku muzetë, galeritë dhe institucionet kulturore hapen për publikun gjatë […]

KDI rekomandon funksionalizimin e Komitetit për Komunitete në Prizrenit dhe Dragash

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë një konference për media, sot ka publikuar të gjeturat nga monitorimi i punës së Komiteteve për Komunitete në komunën e Prizrenit dhe Dragashit. Naim Cahanaj nga KDI, ka theksuar problemin e mos funksionimit të Komiteteve për Komunitete në komunën Prizrenit dhe Dragashit në aspektin e përmbushjes së detyrimeve të […]

Një vit burgim personit me iniciale F.B, për vjedhje të rëndë në Prizren

Departamenti i Përgjithshëm Penal, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit,  ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale F.B. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) […]

Të dhëna kontraverse mes organizatës “FEMaktiv” dhe policisë rreth sigurisë së femrave në Prizren

Protesta e një grupi të grave në Prizren, mbajtur nga organizata “FEMaktiv” në Marash, të dielën  dha një sinjal sa i përket sigurisë në Prizren, por përkundër mungesës së një deklarimi zyrtar nga organet e rendit, shifrat zyrtare të policisë, flasin të kundërtën e asaj që thuhet, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në protestë u ngrit zëri kundër […]

Vdes personi i aksidentuar në Vlashnjë të Prizrenit

Në fshatin Vlashnjë, Komuna e Prizrenit, më 10 korrik kishte ndodhur një aksident trafiku mes të dy veturave të udhëtarëve, me targa vendore dhe një motoçiklete, pa targa, me vozitës meshkuj, të gjithë shqiptarë të Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore dhe sipas mjekut në rrezik për jetën, kanë qenë drejtuesi dhe […]

Projekti ideor për rivitalizim të kino “Lumbardhit” do të diskutohet në shtator

Kërkesa qytetare e kanalizuar përmes Komunës së Prizrenit për kthimin në pronësi publike të kinemasë “Lumbardhi” (ish-Bistrica) u miratua javën që shkoi nga Qeveria e Kosovës dhe pas mbylljes së këtij kapitulli aktivistët konsiderojnë se duhet angazhim për ta definuar modelin e menaxhimit të kësaj hapësire, si dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për […]

8 objekte të rrënuara pa leje në Prizren

Gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti, Inspektorati i ndërtimtarisë ka lëshuar 67 aktvendime për ndalim punimesh të objekteve të ndryshme, në 7 raste është kërkuar asistim policor, ndërsa janë përpiluar 8 procesverbale për ekzekutim të objekteve pa leje përkatëse, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj kohe janë përpiluar  358 procesverbale,  pronarëve të objekteve u janë dorëzuar […]