03-05-2024

Në Krajk të Hasit arrestohet shoferi që lëndon një këmbësor

Një person është arrestuar si  dyshuari në fshatin Krajk të Hasit, pasi duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësori, duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur dje në mesditë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.