13-11-2025

Prizren

Prizreni me model të ri për shërbime cilësore administrative

Drejtori i Administratës e Prizrenit, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se po vijojnë aktivitetet për jetësimin e projektit të Qendrës së Integruar me një Ndalesë (One stop shop), që sipas tij financohet nga Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. Zyrtari komunal ka shprehur bindjen se ky model i ri do […]

Veseli e Haradinaj parashihet ta hapin ministrinë e parë në Prizren

Paralajmërimet që Prizreni të bëhet me një sektor qeveritar filluan të konkretizohen. Në objektin që është caktuar të vendoset një pjesë e selisë së parë të një ministrie në qytetin e dytë të Kosovës, tashmë u vendos edhe tabela paralajmëruese e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), derisa sipas zyrtarëve transferi i stafit është […]

Haradinaj takon përfaqësuesit e Zejtarëve nga Prizreni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e zejtarëve të Prizrenit, të kryesuar nga Masar Kukësi. Gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e zejtarëve biseduan për zhvillimin e kësaj veprimtarie, për sfidat me të cilat përballen zejtarët e kësaj ane si dhe për mundësinë e mbështetjes nga ana […]

Ja cilat shkolla do të përfshihen në vlerësimin e mësimdhënësve në komunën e Prizrenit

Procesi për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve në komunën e Prizrenit është paraparë të fillojë nga 1 nëntori i këtij viti,  ndërsa në fillim të projektit që nis për herë të parë janë përzgjedhur 5 shkolla të komunës së Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është proces që planifikohet dhe udhëhiqet nga MASHT, […]

Çfarë mund të mësohet në ish-kampin gjerman të KFOR-it në Prizren, kur të bëhet park inovacioni?

Baza ushtarake e KFOR-it gjerman në Prizren, do të vazhdojë të kontribuojë në të mirë të qytetarëve të këtij qyteti, pasi shumë shpejt do të shndërrohet në park për inovacione dhe trajnime. Ky transformim pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë kur do të largohen të gjithë ushtarët gjermanë të KFOR-it nga […]

Nacionalistja Kadime Planeja varroset me nderime në Prizren (Video)

Në Prizren, te premten është varrosur me nderime qytetare  nacionalistja e hershme e çështjes kombëtare, Kadime Planeja, e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare. Ajo ishte e persekutuar nga ish regjimi jugosllav së bashku me bashkëshortin e tij, më të cilin kishin vuajtur për disa vite dënimin me burg në Pozharevc të Serbisë, për […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Në selinë e Kuvendit të Komunës, (“Shtëpinë e Bardhë”),  kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pret përfaqësues të këshillit organizativ nga demonstrata e parë e Lëvizjes së vitit 1968, organizuar në Prizren. Ora 12:00 Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”,  nën patronazhin e kryetarit Haskuka, do të organizohet Akademia solemne […]

Kush po kalon nga PDK në Vetëvendosje, sipas kuvendarit Çuni

Kuvendari disa vjeçar i PDK-së në Prizren, Shukri Çuni gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën është debatuar për gjendjen e arsimit në këtë komunë, derisa ka folur për disa probleme të kësaj fushe, të cilët nuk janë rregulluar përkundër qeverisjes së re, që sa ishte në opozitë […]

LDK-ja bojkoton mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kuvendarët e LDK-së, që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren, sot nuk morën pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit,  në të cilën me kërkesë të opozitës është debatuar për gjendjen në arsim dhe zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kjo ndërkaq edhe pritej pas deklarimit të mbledhjen […]

Debati për arsimin degradon në fyerje personale në Kuvendin e Prizrenit

Debati për gjendjen në arsimin prizrenas, i paraparë për mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që është thirrur sipas kërkesës së PDK-së në opozitë, ka degraduar në fyerje personale mes kuvendarësh të PDK-së e Nismës Socialdemokrate, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Pranverim Berisha, në emër të kuvendarëve të Nismës Socialdemokrate(NS), që edhe […]