29-04-2024

Prizren: Vitin e ardhshëm parashihet funksionalizimi i kamerave të sigurisë

Në kontekstin e rritjes së nivelit të sigurisë, nga fillimi i vitit të ardhshëm parashihet funksionalizimi i kamerave ekzistuese të sigurisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Kështu është premtuar gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Funksionalizmin e kamerave do ta bëjë Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri që vepron në kuadër të Komunës së Prizrenit. Sipas drejtorit Faruk Dakaj, po ashtu parashihet edhe shtimi i numrit të kamerave të reja, të cilat parashihet të vendosen në lokacione që vlerësohen si pika strategjike.

Kjo do të realizohet në koordinim edhe me Policinë e Kosovës./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.