29-04-2024

Paraburgim për blerje e shitje të narkotikëve në Prizren

Departamenti i Krimeve të Rënda, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit me iniciale A.G, nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në arsyetim, thuhet se sipas kërkesës nga ana e Prokurorisë Themelore Prizren të dyshuarit, me datë 08.11.2018, rreth orës 15:10 minuta, në Prizren me rastin e bastisjes nga ana e Policisë së Kosovës së kryer në shtëpinë e tij familjare i janë gjetur 4 paketime me substanca të dyshuara në peshë të përgjithshëm prej 5 kilogramë e 260 gramë, të cilat kanë qenë të paketuara në paketime të ndryshme për shitje.

Asnjë koment

Comments are closed.