01-07-2025

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 8 qershor 2018: 0ra:  10:00 Mbahet mbledhja e radhës e KKSB – Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi. (Selia e Kuvendit Komunal, Prizren) 0ra:  12:00 Te Sheshi i Lidhjes së Prizrenit mbahet konferencë për media për shpalosjen e programit të organizimit të manifestimeve të qershorit. ora:  12:15 Në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, […]

Prizren: Tejkalon lejen e ndërtimit, Inspektorët ia ndalojnë punimet

Inspektorët komunal të Prizrenit kanë intervenuar duke i ndërprerë në një objekt banesor. Në njoftimin e komunës, thuhet se objekti në fjalë kishte leje për dy kate bodrum, katin përdhes dhe katër kate banim (2B+P+4), mirëpo i njejti nuk e ka respektuar këtë leje dhe ka vazhduar ndërtimin edhe për tri kate shtesë duke tejkaluar […]

12 prefektë nga Shqipëria qëndrojnë në Prizren, për shënimin e LSHP-së

Atmosfera për kremtimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, veç ka nisur në qytetin që tashmë edhe zyrtarisht ka marrë epitetin Kryeqyteti historik i Kosovës. Dy ditë para, mbajtjes së manifestimit qendror, 10 qershorit, në Prizren në kuadër të kremtes do të qëndrojnë 12 prefektë nga Shqipëria. Këshilltarja e Kryetarit të Komunës për komunikim dhe […]

Prokuroria tërheq akuzën ndaj Sali Ademajt, drejtorit të gjimnazit 2 në Prizren

Sali Ademaj, drejtor i gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren prej sot nuk ka ndjekje penale. Prokurorja e shtetit pranë Prokurorisë Themelore (PTH) në Prizren hoqi dorë nga akuza, për mungesë provash për kryerje të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar, gjatë ekskursionit të maturantëve për në Durrës, transmeton “gazetaeprizrenit.net’. Prokuroria Themelore në […]

Një biçiklist goditet nga vetura në Prizren

Një person është goditur nga një veturë, derisa ai po ngiste biçikletën në rrugën “Ankara” në Prizren. Sipas policisë rasti ka ndodhur kur një i dyshuar duke lëvizur me veturë ka goditur një biçiklist, shtetas të Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.  

Një investitor gjerman te Liria, klubi synon ri-organizimin

Ditë të mira po e presin Lirinë e Prizrenit. Klubi do fillojë ri-organizimin dhe në edicionin e ardhshëm synon të jetë në piadestalin më të lartë të futbollit kosovar. Përveq të tjerash klubi mund të kalojë në pronësi tënjë investitori gjerman, i cili ka shprehur interesimin për të marrë në menaxhim klubin prizrenas, mëson ekskluzivisht […]

Prizreni nikoqir i rektorëve të Kosovës e të Shqipërisë

Në kontekstin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) në këtë qytet do të organizohet një tryezë e përbashkët, në të cilën do të jenë prezentë rektorët e universiteteve publike të Kosovës e Shqipërisë. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një takimi me rektorët e universiteteve publike, ka […]

Haskuka optimist se mundësit prizrenas do të jenë në “Olimpiadën 2020”

Anëtarë të klubit të mundjes “Prizreni” kanë qenë mysafir të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka. Për takimin ka njoftuar në faqen e tij të “facebook-ut” vetë kryetari, duke thënë se kampionët e Kosovës në mundje këtë vit i ka fituar titujt e kampionit në të gjitha kategoritë, tek kadetët, juniorët dhe tek seniorët.   “Besoj që […]

Misteri i vetëvrasjeve të dy nxënëseve në Prizren – askush s’e di pse ranë nga ndërtesat

Aq sa të dyshimta, edhe të mistershme po vazhdojnë të mbeten vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës, të shkollës së mjekësisë në Prizren, që ndodhën muajin e kaluar. Familjet e viktimave, ashtu sikurse drejtoresha e shkollës dhe mësimdhënësit, nuk po pranojnë të komunikojnë me media për rastet tragjike. Edhe Prokuroria është e rezervuar në informacione, […]

Shpallen 11 përfituesit e granteve për ndërmarrësi në Prizren

Drejtoria  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal-Jug, ka shpallur përfituesit nga skema e granteve “Përkrahje e zhvillimit të ndërmarrësisë në Komunën e Prizrenit”. Komuna e Prizrenit me lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrësisë do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të të bërit biznes. […]