12-10-2024

Inkuadrimi i klubit “Drini i Bardhë” në Ligën e Dytë, rast për talent të futbollit

Klubi i futbollit  “Drini i Bardhë” në Has do të futet në gara në Ligën e Dytë të Kosovës, për edicioni 2018/2019, ndërsa kjo pritet t’i motivojë jo vetëm djelmoshat dhe anëtarët e këtij klubi, por edhe shumë të rinj të kësaj ane, për t’u marrë me futboll, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net.

Skënder Brahaj, thotë se interesimi i të rinjve për të qenë pjesë e klubit dita-ditës po rritet, ndërkaq tani është koha optimale që këta të rinj ta kenë adresën, që nisur nga vullneti i tyre edhe ta shfaqin talentin për sportin më të popullarizuar.

“Drini i Bardhë” është themeluar në vitin 1975 dhe që atëherë e deri tash është aktiv dhe funksional, duke ruajtur frymën sportive  në regjionin e Hasit  dhe më gjerë.

Fotografia e K.F.Drini i Bardhë

Klubi është i regjistruar pranë Drejtorisë komunale për rini dhe sport, si klub publik. Në kuadër të tij, që nga viti 2010 e këtej, funksionon edhe shkolla e futbollit me grupmosha prej  U11 -U17, ndërkaq numri i tyre është 112 sosh,  dhe vazhdimisht shënon rritje.

Talentët e rinj do të punojnë me trajnerin,  Destan Kabashaj  (La Tun), ndërsa me senior Milot Qafleshi, përcjell “GazetaePrizrenit.net.

Fotografia e K.F.Drini i Bardhë

Sipas drejtuesve të klubit, në takimin e mbajtur  me 9 korrik 2018 është marrë mbështetja edhe e komunitetit të biznesit  dhe një numri të sportdashësve, që klubi të ecë përpara  dhe të zhvillohet  në kontinuitet, duke u bazuar në numrin e talentëve  të futbollit, që ka regjioni i Hasit.

Ata mirëpresin dhe janë të hapur që në kuadër të klubit, të kenë edhe talent nga regjionet tjera, përfshirë edhe qytetin e Prizrenit.

Fotografia e K.F.Drini i Bardhë

Një problem në vete është infrastruktura sportive,  por drejtuesit e klubit presin që me ndihmën e Ministrisë së Kulturës,  Rinisë dhe Sportit, së shpejti edhe kjo brengë të largohet./ “GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e K.F.Drini i Bardhë

Asnjë koment

Comments are closed.