01-08-2021

Haskuka akuzohet për shkelje në tenderin e sinjalizimit horizontal

Pronari i një biznesi ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai pretendon se kryetari kishte kryer disa vepra penale meqë ishte vënë mbi Ligjin e prokurimit publik dhe vendimin e OSHP-së, në rastin e aktivitetit të prokurimit për sinjalizimin horizontal, LOT II.

Sipas tij kryetari kishte lejuar në mënyrë të kundërligjshme, pa kontratë dhe pa procedura tenderuese që të fillonin punimet e sinjalizimit, ku vlera e punimeve arrin 350 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo këto pretendime i ka hedhur poshtë Haskuka, duke theksuar se në këtë lëndë ai nuk kishte marrë asnjë vendim dhe se puna për sinjalizimin horizontal ka vazhduar sipas një kontrate ekzistuese nga qeverisja e kaluar.

Liman Asllani pronar dhe drejtor i NPTSH “Limit L&B” nga Prizreni në kallëzimin penal pretendon se kryetari Haskuka kishte kryer veprat penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, keqpërdorim i informatës zyrtare, përvetësim në detyrë dhe mashtrim në detyrë.

Nga ana tjetër Haskuka pohon se në këtë çështje nuk ka marrë asnjë vendim dhe se ka qenë një kontratë ekzistente, në bazë të së cilës kanë vazhduar punimet e sinjalizimit.

KD-ja në dhjetor të vitit të kaluar pati raportuar se aktiviteti i prokurimit për shënimin horizontal në rrugët e Prizrenit ishte anuluar në tërësi nga OSHP-ja. Ky organ në vendimin, lidhur me këtë çështje pat theksuar se Komuna e Prizrenit mund ta ritenderojë këtë aktivitet të prokurimit nëse ka intere

Asnjë koment

Comments are closed.