10-05-2025

Prizren

Haskukës i “luan” tensioni

Në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit,  një ditë më parë drejtoresha e Shëndetësisë Flaka Siqeca dhe infermieret e QKMF-së, vizituan kryetarin e Komunës,  Mytaher Haskuka, me ç’rast ata, ia bënë matjen e shtypjes së gjakut, kryetarit e që rezultoi të jetë paksa e ulët, por në suaza normale. Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi […]

Rregullohen trotuaret në një rrugë në “Bajram Curr” dhe “Kurillë”

Këto ditë po bëhet ndërtimi i trotuari në rrugën, që kalon skaj KFOR-it turk, tek lagjja “Bajram Curri”. Në njoftimin e komunës, thuhet se qytetarët tanimë do të jenë më të sigurt në këtë rrugë, duke ecur në hapësirën dedikuar për ta. Po ashtu njoftohet se edhe në rrugën “Agim Shala” në lagjen Kurillë janë […]

Prizren: Droga, shqetësojnë rastet, katër të akuzuar gjatë “Dokufest-it”

Përdorimi i substancave narkotike nga të miturit,  katër prej të cilëve janë arrestuar gjatë kohës sa mbahej festivali i filmit “Dokufest” në Prizren,  përbën shqetësim për institucionet e drejtësisë në këtë qytet.   Mbështetur në shënimet e Prokurorisë Themelore (PTH) të Prizrenit,  gjatë vitit 2017,  për veprat që kanë të bëjnë me narkotikë në punë […]

Dy maturantë nga “Loyola” përfitues nga 100 bursat gjermane në mbarë botën

Dy maturantë të gjimnazit “Loyola” nga Prizreni janë fitues të bursave e cila ua mundëson atyre studimin në Gjermani. Bursa është ndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, si pjesë e programit DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdienst- Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman). Nga mbarë bota çdo vit aplikojnë afër 400 kandidatë për të fituar […]

Në Prizren shfaqet dokumentari kushtuar regjisores së parë shqiptare, Xhanfize Keko

Sot, në ora 18:00  në kino-sallën e qendrës kulturore “Europa”  të Prizrenit, do të shfaqet filmi dokumentar “Koha e Pelikules” kushtuar regjisores së parë shqiptare,  Xhanfize Keko. Dokumentari është realizuar nga regjisori Mevlan Shanaj,  i cili edhe do të jetë prezent gjatë shfaqjes.

Prizren: Teatri rom performon në shqip për ta ndihmuar shërimin e regjisorit Bekim Lumi

Në kuadër të fushatës “Për Bekimin” edhe Teatri Rom i Prizrenit (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha-Prizren), në partneritet me Dokufest dhe Lumbardhi i bashkëngjitet komunitetit artistik të Kosovës në nismën për ta lehtësuar shërimin e artistit dhe regjisorit Bekim Lumi. Në njoftimin dërguar mediave, thuhet se për këtë arsye, Teatri Rom i Prizrenit, i cili funksionon që nga viti […]

Malisheva, Suhareka e Rahoveci më të prekurat nga rriqrat

Komunat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë që të jenë më të prekurat nga pickimet e rriqrave. Nga 870 raste të pickimeve që janë regjistruar në nivel të Kosovës afro 500 raste të tilla kanë ndodhur në tri komuna të rajonit jugor, përkatësisht në Malishevë, Suharekë e Rahovec. Autoritetet e këtyre komunave kanë bërë të ditur […]

Prizren: Testit të arritshmërisë do t’i nënshtrohen 2.750 nxënës

Në mbarë vendin, sot mbahet Testi i arritshmërisë për klasat e nënta. Komuna e Prizrenit ka shtatë qendra testuese. Drejtoria komunale e Arsimit në Prizren deklaron se ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të mos ketë mangësi gjatë këtij procesi dhe që të shmangen përpjekjen e fëmijëve për të kopjuar, gjatë tri orëve […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 18 maj 2018 Ora 10:00 Mbahet testi i Arritshmerisë për nxënësit e klasave të nënta. Në Prizren në shtatë qendra shkollore. Ora 11:00 Mbahet mbledhja komemorative për ish-deputetin Kujtim Paçaku. (Teatri i Prizrenit “Bekim Fehmiu”)

Pritet bashkëpunim i Prizrenit me Kroacinë në fushën e mjedisit dhe të bujqësisë  

Kryetari i Komunës së Prizrneit, Mytaher Haskuka,  ka pritur në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për diasporën shqiptare në këtë vend mik, ku gjysma e tyre janë me prejardhje pikërisht nga Prizrenit.   Në njoftimin e komunës, thuhet se për këtë fakt, Kapitanoviq, ka njoftuar që […]