26-04-2024

Duhël, vendi i aksidenteve të rënda (video)

Policia e trafikut shumë shpesh po ka punë me aksidente në rrugën Duhël-Suharekë.

Shkaktar i aksidentit të së dielës në Duhël ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj bashkë me shumicën e aksidenteve në këtë pjesë sipas Policisë po del të jetë me faj të vetë ngasësve, njofton Klan Kosova.

Ekspertët e komunikacionit për numrin e madh të këtyre ndeshjeve në këtë magjistrale fajësojnë mungesën e shenjave dhe cilësinë e asfaltit.

Edhe kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, po e shqetëson mungesa e shenjave të trafikut.

Por zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i ka thënë Klan Kosovës se ka shenja të mjaftueshme andej dhe cilësia e asfaltit është e mirë.

Asnjë koment

Comments are closed.