18-06-2025

Qendrore

Judah: Merkel e fundosi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Publicisti dhe analisti britanik, Tim Judah, ka folur për idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për TV N1, Judah vlerëson se ideja për ndryshimin e kufijve më nuk është në tavolinë, sepse beson që ajo u stopua në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel. “Kjo nuk do të thotë […]

Një dramë e harruar e luftës në Bosnje, rrëmbimi i presidentit Izetbegoviq (VIDEO)

Ishte një kapitull dramatik, pak i njohur, i luftës në Bosnje në vitet 1990: rrëmbimi e presidentit Alija Izetbegoviq. Rolin vendimtar në lirimin e tij e luajti një oficer i ushtrisë irlandeze, Colm Doyle, i cili ishte mbajtur vetë para tytës së armës. Doyle, i cili udhëhoqi misionin evropian të monitorimit në Bosnje dhe Hercegovinë, […]

Alarm për përmbytje në Ballkan

Një valë intensive me reshje të dendura dhe erëra të forta, po godet që nga mbrëmja e djeshme rajone të gjera të Ballkanit Perëndimor, ku është lëshuar alarmi për përmbytje. Situata është veçanërisht kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj janë duke dalë nga shtrati duke krijuar situata të rrezikshme në disa fshatra. Sipas […]

Toka dedikuar për varreza në Nashec të Prizrenit privatizohet nga AKP

Fshatrat Nashec dhe Grazhdanik në të ardhmen pritet të kenë vështirësi sa i përket hapësirave për varreza, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Një parcelë, pronë publike në sipërfaqe prej afro 3 hektarë, që ndodhet në trekëndëshin në mes të fshatrave Nashec-Grazhdanik dhe Atmaxhë, të cilën Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, në vitin 2017 sipas kërkesës së kuvendarit […]

Përkujtohen 77 martirët e Korishës (FOTO)

Në 20-vjetorin e rënies së 77 martirëve të Korishës u kërkua drejtësi për të gjitha krimet në Kosovë të kryera nga shteti serb. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndihet mirë që Kuvendi i Kosovës ka iniciuar rezolutën që kërkon dënimin e gjenocidit serb. “Kur je në Korishë, Kabash e rrethinë ndihesh i nderuar […]

44 vjeçari nga Kosova aksidentohet në Shqipëri, jashtë rrezikut për jetë

Një 44-vjeçar është aksidentuar pasditen e kësaj të diele, teksa lëvizte me automjetin e tij në aksin kombëtar Berat-Lushnje, pranë fshatit Poshnje. Shtetasi nga Kosova, Dashamir Xh. humbi kontrollin e automjetit Audi CR8 me targa angleze, e pas disa rrotullimeve në rrugë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Drejtues të mjeteve të tjera […]

Prizrenasit e “bombardojnë” komunën për vendosjen e pengesave nëpër rrugë

Një numër i prizrenasve e ka “bombarduar” Komunën me komente të shumta, duke shprehur pakënaqësi rreth vendosjes së pengesave nëpër rrugë, për të penguar shpejtësinë e lëvizjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në një postim të bërë në profilin e Komunës së Prizrenit në Facebook, ku bashkë me disa fotografi është njoftuar për vendosjen e pengesave, […]

Nga 15 qershori reduktohen tarifat e roamingut Kosovë-Shqipëri

Këshilli Drejtues i AKEP-it të dhe Bordi Drejtues i ARKEP-it në një mbledhje të përbashkët kanë marrë vendim që nga 15 qershori të reduktohen tarifat e shërbimit roaming Kosovë-Shqipëri. Ky vendim erdhi në mbledhjen e përbashkët mes Këshillit Drejtues të AKEP dhe Bordit Drejtues të ARKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave të shërbimit […]

“Gati Rektori…”, A do të përfundojë odisejada për zgjedhjen e të parit të UPZ-së?  

Javën e ardhshme pritet zgjedhja e Rektorit të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, por cili do ta marrë këtë pozitë dhe a mund të përfundojë odisejada për zgjedhjen e të parit të institucionit më të lartë edukativ, në qendrën e dytë për nga madhësia në vend. Sidoqoftë,  nëse i referohemi një paralajmërimi të Artan […]

KMDLNj: Të ndalohet burka, nuk ka të bëjë me fenë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ditë më parë ka dal me një rekomandim për institucionet e vendit që me ligj të ndalojnë përdorimin e burkës në vendet publike dhe gjykata. Kjo ide ka gjetur mbështetjen të ligjvënësve, teksa Avokati i Popullit vlerëson se mbajtja e simboleve fetare mund të përcaktohet […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.