26-04-2024

Menaxhimi i kufijve, sfidë për Kosovën dhe Shqipërinë

Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, ka bërë bashkë ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të hënën, në Tiranë.

Pas takimit në Pejë në nëntor të vitit të shkuar, mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë ishte parashikuar të mbahej gjatë muajit maj në Shkodër, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ndryshe nga parashikimi, takimi koordinues mes dy qeverive u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa u vu re mungesa e dy kryeministrave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Në takimin e zhvilluar këtë herë në Tiranë, të thirrur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, u vu theksi në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Për Limajn, qershori duhet të jetë afati i fundit për implementimin tyre. Na presin shumë sfida, tha Fatmir Limaj, që kërkojnë veprime konkrete për të reaguar në kohë. Zv/kryeministri Limaj u ka lënë ministrave përgjegjës edhe një muaj kohë për të përfunduar punimet dhe të nisin zbatimin e objektivave të përbashkëta.

Asnjë koment

Comments are closed.