22-07-2025

Qendrore

Haradinaj: Do ta ndalim “Dodik Republikën” e Rusisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për unitet dhe vigjilencë, duke thënë Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në rajon, përmes krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai këto komente i bëri në një akademi përkujtimore kushtuar Betejës së Çabratit, në të cilën u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë […]

Çfarë po ndodh me pozitën e drejtorit për Arsim në Prizren, Skënder Susurit?

Ka kaluar java, kur është paralajmëruar largimi nga pozita i drejtorit për Arsim në Prizren, Skënder Susurit. Konfirmimin e ka bërë subjekti prej nga vjen ai, Nisma Socialdemokrate (NS). Përkundër që drejtuesit e Nismës premtuan se në ditët e para të këtij muaji, do të caktohej pasuesi i Susurit, pas kësaj nuk kanë preferuar të […]

Veseli-kriminelëve serbë: Do t’iu zëmë, do t’iu vendosim në pranga

Në Takimin Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se Gjykata për Dënimin e krimeve serbe do të ndodhë pa asnjë dyshim, raporton “Zeri.info”. Veseli në deklaratën e tij tha se qëllimi i krijimit të kësaj gjykate është më se i qartë. […]

Zgjedhja e Rektorit të UPZ-së shtyhet për të mërkurën

Zgjedhja e Rektorit të Universitetit Publik i Prizrenit (UPZ) “Ukshin Hoti”, është shtyrë për të mërkurën në mesditë, shkruan “GazetaePrizrenit.net” . Këshilli Drejtues (KD) që vepron në kuadër të këtij universiteti, në mbledhjen e sotme bëri interivistimin e kandidatëve, por procedura e votimit u shty për të mërkurën. Përpos Prof. Dr. Ismet Temajt, që aktualisht është […]

Pakënaqësi rreth lokacionit për vendosjen e Monumentit të Skënderbeut në Prizren

Paralajmërimi për vendosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Kryeqytetin historik të Kosovës, në Prizrenit, këtë 28 Nëntor, duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek disa organizma, shoqata dhe qytetarë, për shkak të lokacionit të përcaktuar, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Vendi i Monumentit është përcaktuar të jetë në rreth rrotullimin tek ish-qendra tregtare “Ben -af”, përkatësisht […]

Delegacioni i arbëreshëve nga Italia sot qëndroi në Kryeqytetin historik të Kosovës, në Prizren (FOTO)

Një delegacion i arbëreshëve nga Italia ka vizituar sot Prizrenin, ndërsa për nder të tij, në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur një mbledhje, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Pas kësaj, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që ka pritur anëtarët e delegacionit, ka deklaruar se ky ishte vetëm një fillim i kontakteve , pasi […]

Ramazani në Prizren (FOTO)

Në Prizren, sikur edhe në Kosovë dhe në komunitetin botëror myslimanë, sot ka nisur muaji i Ramazanit – muaji i agjërimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ky është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës. Nga minaretë e xhamive të shumta të qytetit, por edhe të fshatrave, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit, përgjatë të cilit agjëruesit largohen […]

20-vjetori i rënies së pilotëve amerikan, afër Prizrenit në kufirin me Shqipërinë

Sot u mbushën 20 vjet nga rënia e dy pilotëve amerikanë,  David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët humbën jetën me 5 maj 1999, në kohën e sulmeve të NATO-së kundër caqeve serbe,  gjatë një trajnimi në terrenin malor në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Pilotët David Gibbs, 38-vjeçar nga Ohio dhe Kevin Reichert, […]

Veseli: Ligji për Vlerat e Luftës do t’i ndalojë abuzimet me listat e veteranëve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shumë shpejt do të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së, ku do të caktohet një datë për të gjithë dëshmorët. Ai ka thënë se, me anë të këtij ligji, Kosova do të mbrojë dinjitetin e sakrificave të popullit për liri. Ndërkaq sipas tij, luftëtarëve të […]

Universiteti i Prizrenit të hënën pritet ta zgjedh Rektorin, ja kush janë kandidatët

Universiteti Publik i Prizrenit (UPZ) “Ukshin Hoti” të hënën (nesër) pritet ta zgjedh rektorin e ri, pozitë kjo për të cilën në listën e ngushtë janë përzgjedhur pesë konkurrentë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net” . Këshilli Drejtues  (KD) që vepron në kuadër të këtij universiteti, pas një viti sërish pritet ta provojë zgjedhjen e drejtuesit të institucionit më të […]