18-04-2024

Borë e madhe mbulon Bosnjën (VIDEO)

Bosnja dhe Hercegovina është përfshirë nga moti i ligë, i  shoqëruar me reshje të mëdha të shiut që kanë përfshirë disa fshatra, e ndërkohë në disa zona ka pasur edhe reshje të borës sikur të ishte dimër.

Rajoni i Krajinas është përfshirë sot nga një stuhi e madhe bore. Sipas mediave boshnjake diçka e tillë është e pazakontë.

Reshjet e borës në këtë pjesë kanë shkaktuar probleme në komunikacion, ndërkohë në disa pamje të publikuara shihet se si një kamion i madh ka ngecur në rrugë si pasojë e stuhisë së borës.

Reshjet e shiut kanë përmbytur edhe disa zona në Kroacia e Serbi.

Asnjë koment

Comments are closed.