13-08-2025

Qendrore

Ekzekutivi i Haskukës fajëson ish-qeverisjen për ngecjen e disa projekteve

Fajin për ngecjen e disa projekteve, Ekzekutivi komunal i Prizrenit, në mbledhjen e sotme ia ka hedhur kryesisht mosrishikimit të buxhetit, projekteve të trashëguara, por të paplanifikuara mirë si dhe pezullimi i lejeve ndërtimore, shkruan ‘Gazetae Prizrenit.net’. Kështu është konstatuar në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve komunal, të udhëhequr nga kryetari, Mytaher Haskuka. […]

Prokuroria Speciale sërish kërkon ndaljen e pensioneve për ‘veteranët mashtrues’

Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha ka konfirmuar se aktakuza e plotësuar në rastin e njohur në publik si “Veteranët” tashmë i është dorëzuar Gjykatës Themelore të Prishtinës. “Sapo e kemi dorëzuar aktakuzën e plotësuar sipas kërkesës së gjykatës në lidhje me veteranët”, ka deklaruar prokuroi Hoxha për KALLXO.com. Ndryshe sot ishte dita e fundit […]

Rasti i “Gylenistëve”, njëri prej tyre kërkon që MPB-ja të anulojë vendimin për revokimin e leje qëndrimit në Kosovë

Njëri nga gjashtë shtetasit turq, Kahraman Demirez, të cilët ishin deportuar nga Kosova për në Turqi, në mars të këtij viti, u është drejtuar institucioneve të drejtësisë, për të kërkuar anulimin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me të cilin atij i ishte revokuar leja e qëndrimit në Kosovë. Për të kundërshtuar […]

Kuvendi i Kosovës dhe Presidenca “nuk dëgjuan” për vdekjen e Bujar Gjurgjealës

Asnjë reagim nga Kuvendi i Kosovës, asnjë nga Presidenca e Kosovës për ndarjen nga jeta të kryesuesit të mbledhjes historike të Kuvendit të Kosovës të 2 korrikut të vitit 1990, Bujar Gjurgjeala! A thua unë e kisha gabim që mendoja dhe mendoj se Bujar Gjurgjeala, pas 2 korrikut të vitit 1990 nuk ka qenë vetëm […]

Sylë Hoxha: Aktakuzën për ‘Veteranët’ e kemi gati

Afati i paraparë ligjor për dorëzimin e aktakuzës së përmirësuar në rastin e “Veteranëve” skadon nesër. Duke e parë mundësinë që rasti në fjalë të dështojë, KALLXO.com kontaktoi me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për ta pyetur nëse do ta dorëzojnë aktakuzën brenda afatit të përcaktuar në aktvendim. Hoxha tha se aktakuza është në […]

Haradinaj paralajmëron mundësinë e largimit nga Kosova të pronarëve të KEDS-it

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për herë të parë mundësinë e largimit të pronarëve të KEDS-it, nga Kosova. Haradinaj, teksa ka folur për Insajderi, ka thënë se nëse kompania “Limak Calik”, nuk e respektojnë kontratën me shtetin e Kosovës, për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike, atëherë mund të ketë shkëputje të saj.    

Duda Balje: Do të votojmë për Ushtrinë

Deputetja e Grupit parlamentar 6+ Duda Balje, ka deklaruar se Kosova është gati ta formojë ushtrinë e saj. Ajo gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka komentuar edhe deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, i cili paralajmëroi se formimi i ushtrisë në këtë kohë është hap i gabuar dhe se […]

Dy raste të lindjeve binjake në spitalin e Prizrenit

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 13. 5  meshkuj 8  femra 4  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi janë dy raste të lindjes binjak (gemelli)./GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Komuna paralajmëron shpeshtim, shoferët ankohen se pengesat ua kanë gërditur vozitjen

Derisa disa shoferë prizrenas, ankohen se u është gërditur vozitja nëpër rrugët e qytetit, shkaku i numrit të madh të pengesave nëpër rrugë, disa prej të cilave  pa kriter, autoritetet lokale kanë paralajmëruar shtimin e ‘policëve të shtrirë’, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Vozitja nëpër rrugët e Prizrenit është bërë e bezdisshme. Rrallë gjen ndonjë pjesë ku nuk […]

Prizren: Burg e gjobë për vjedhje të plehut e të farës në Piranë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me inicialet  A.G.  nga  Prizreni dhe B.G. nga fshati Atmaxhë, komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, përkatësisht vjedhje të plehut e farës në fshatin Piranë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të akuzuarit, gjykata i ka dënuar me burgim efektiv në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.