15-01-2026

Qendrore

UPZ parasheh të regjistrojë 170 studentë për nivelin Master

Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, në konkursin e hapur për studimet e nivelit Master, për vitin akademik 2018/19 është paraparë të regjistrohen 170 studentë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në njoftimin për konkurs, thuhet se të interesuarit mund të konkurrojnë në dy fakultete dhe në tri programe, dy prej të cilave në ekonomi dhe një në […]

Operatorët e telefonisë preferojnë shtyrjen e zbatimit të kodit +383

Relacionet e operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë, Vala dhe IPKO me operatorët ndërkombëtarë, po shihen si sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383. Për këto sfida të dy operatorët kanë njoftuar me shkresë zyrtarët në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKREP). Sipas ARKEP-it, afati i fundit […]

Qeverisja e VV-së në Prizren përsëritë skandalet e PDK-së – drejtorët politikë të shkollave

Kur Vetëvendosja i kishte hyrë serizozisht garës për ta fituar “Jerusalemin e PDK-së”, Prizrenin, kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja po ballafaqohej me gjykatën. Ai akuzohej për mashtrime me prona, ku veç tij ishin të akuzuar edhe disa drejtorë komunalë. Mytaher Haskuka aso kohe kandidat i VV-së për kryetar, kërkonte votën e prizrenasve me premtimin […]

Haradinaj, i gatshëm të plotësojë kërkesat e BSPK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm të zgjidh disa çështje sindikale pas një takimi me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini. Kështu thuhet në një njoftim për media të kësaj Sindikate, ndërsa theksohet se në takim është diskutuar lidhur me finalizimin e marrëveshjes kolektive, pagës minimale në […]

Arrestohen sulmuesit e dy të rinjve nga Prizreni në Novi Sad

Katër persona janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së shtunë dhe të diel, ka njoftuar ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq. “Policia, pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe […]

Gjykata pezullon vendimin e zgjedhjes së rektorit të ri të UPZ-së

Gjykata Themelore e Prizrenit, të hënën, ka vendosur për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” lidhur me zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë të arsimit. Ky vendim i gjyqësorit është marrë si masë e sigurimit, pas padisë që rektori aktual i UPZ-së, Ramë Vataj, ka bërë ndaj […]

KMDLNJ kërkon ndërhyrjen e autoriteteve kosovare ndaj rrahjes së të rinjve prizrenas në Novi Sad

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, lidhur me rastin e rrahjes që ndodhi në Novi Sad, përmes një informate njofton se Çlirim Kamber  Maloku (1999) i lindur në Planejë e me vendbanim në Prizren (Lagja Arbana), ishte rrahur brutalisht , nga disa serb në Novi Sad,  të hënën, me dt.08.10.2018. Sipas burimeve të KMDLNJ-së, Çlirimi […]

Fillon gjykimi për zgjedhjen e rektorit të UPZ (video)

Ka nisur seanca gjyqësore që lidhet me zgjedhjen e rektorit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Rektori aktual Ramë Vataj beson se zgjedhja e Ismet Temajt, ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa Temaj ka thënë se do ta pranojë çdo vendimi të gjykatës, edhe atë nëse konstatohen pretendimet e Vatajt.

Dy të rinjtë e rrahur brutalisht në Novi Sad nga Hasi i Prizrenit

Dy të rinjtë shqiptarë të cilët janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë, vetëm pse janë dëgjuar të flasin shqip, njoftohet se janë nga rajoni i Hasit të Prizrenit,  njëri prej të cilëve Çlirim Maloku nga fshati Planejë, që po punonin në këtë qytet, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas të përditshmes “Danas”, nga Vojvodina, dy të […]

Reagon Vuçiq për të rinjtë shqiptarë që u rrahen në Serbi, vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetë. Mjekët janë duke u përpjekur që të ja shpëtojnë jetën. Për këtë ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic. Ai ka thënë se kërkon nga autoritetet që sa më shpejt t’i gjejnë sulmuesit, ngase […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.