29-04-2024

UPZ parasheh të regjistrojë 170 studentë për nivelin Master

Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, në konkursin e hapur për studimet e nivelit Master, për vitin akademik 2018/19 është paraparë të regjistrohen 170 studentë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftimin për konkurs, thuhet se të interesuarit mund të konkurrojnë në dy fakultete dhe në tri programe, dy prej të cilave në ekonomi dhe një në shkencat kompjuterike.

Për studimet në Ekonomik parashihen programet: Administrim Biznesi dhe Kontabilitet dhe Auditim, ku janë paraparë nga 60 vende të lira, ndërsa në shkenca kompjuterike parashihen studime për programin Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi, për 50 studentë.

Paraqitja e dokumenteve mund të bëhet deri më 15.10.2018  në ora 15:00 (çdo ditë përjashtuar të dielen).

Në konkursin e shpallur, thuhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me dispozitat e Statutit dhe rregullores së Universitetit për Përcaktimin e Kritereve për Studime Master. Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë: suksesi në studimet themelore deri në 30 % të pikëve, suksesi në provim pranues deri në 70 % të pikëve; prej të cilave provimi në gjuhë të huaj do të vlerësohet më së shumti deri në 20 % të pikëve.

Nga numri i përgjithshëm i studenteve, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistroj deri në 12 % përkatësisht deri 20 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Në këtë universitet, pos shqipes, gjuhët studimore janë edhe ato në boshnjakisht dhe turqisht.

Provimi pranues do të mbahet më 17.10.2018. Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datën 19. 10. ndërsa rezultatet përfundimtare parashihet të shpallen deri më 23. 10. 2018.

Të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës./GazetaePrizrenit.net/

 

 

FAKULTETI I EKONOMISË

 

 

Administrim Biznesi

vende të lira

53

stud. komuni-tetet
7
total


60

FAKULTETI I EKONOMISË Kontabilitet dhe Auditim 53 7 60
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi 44 6 50

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.