15-01-2026

Qendrore

Në “Shtëpinë e pleqve” në Prizren parashihet sistemimi i 30 personave

Vitin e ardhshëm edhe Prizreni do të ketë Shtëpinë e Personave të Moshuar, e njohur ndryshe edhe si Shtëpia e Pleqve, në të cilën ka kapacitet për vendosjen e 30 personave, për një qëndrim tërëditor, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Ndërtimi i objektit të Shtëpisë së Personave të Moshuar dhe Pa përkujdesje familjare,  buxhetit të komunës i […]

Skënderbeu dhe Adem Jashari do të jetësohen në bronz në Prizren

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot vendosi për lejimin e vendosjes në bronz në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare,  të dy figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në këtë qytet do të ngritet busti i Skënderbeut si dhe shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jasharit. Në debatin e kuvendarëve […]

Kuvendi i Komunës pro rikthimit të vitit 1878 në emblemën e Prizrenit

Kuvendi i Komunës (KK) së Prizrenit, në seancën e sotme vendosi për formimin e një komisioni për ndryshime statutare, që ka të bëjë me kthimin e pamjes së mëparshme të logos së komunës, në të cilën në rrethin e saj është viti 1878, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Propozimi për rikthimin e pamjes së emblemës ishte njëra nga […]

Çfarë solli takimi LDK-Haskuka rreth konkursit për drejtorë shkollash në Prizren?

Përfaqësuesit e LDK-së në Prizren janë takuar sot me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, ku njëra ndër temat kryesore të diskutimit ka qenë kërkesa për korrigjimin e konkursit të përsëritur për drejtorë shkollash. Në fakt edhe nga foto duket se takimi ka qenë në formë të një dreke pune, në të cilin kanë marrë pjesë […]

60 për qind e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

Pavarësisht se shumëkush mund të ketë një tjetër perceptim, shqiptarët janë ndër vendet e fundit në Evropë sa i përket njohjes së një gjuhe të huaj. Më pak gjuhë të huaja dinë vetëm britanikët, rumunët dhe boshnjakët. Këtë e tregon një publikim i fundit i Eurostat, sipas të cilit, 59.9% e shqiptarëve nuk dinë asnjë […]

Sot më shumë vajza se sa djem të lindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 16. 7  meshkuj 9  femra 7  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është se edhe për dallim nga disa ditë të fundit, kur numri i […]

Dimër në Prizren, disa shkolla fillojnë ngrohjen

Ndonëse, sipas kalendarit jemi në javën e parë të stinës së vjeshtës, në praktikë koha i ngjan dimrit, aq sa qytetarët nuk mbajnë mend qw një ftohtë i tillë të ketë mbretëruar në fund të shtatorit, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në fshatra të rajonit të Luginës së Lumbardhit (Zhupa) po mbretëron kohë e ftohtë, ndërsa në […]

Propozohet vendosja e busteve të Skënderbeut e Adem Jasharit në Prizren

Në Prizren propozohet vendosja e busteve të dy figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Për vendosjen e tyre, me rekomandimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, ky organ do të debatojë në seancën e […]

Vëllezërit Bytyqi nderohen me urdhrin “Hero i Kosovës”

Vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, të vrarë nga policia serbe në Serbi, janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”. Në një ceremoni të organizuar nga Konsullata e Kosovës në New York, kanë marrë pjesë prindërit e vëllezërve Bytyqi, familjarë tjerë të shumtë, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadorja Vlora Çitaku, konsulli Teuta Sahatçiu, përfaqësues të Batalionit […]

Kontingjenti gjerman i KFOR-it i dhuron FSK-së 44 automjete

Kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren, pas mbylljes së misionit në këtë qytet do t’ia dhurojë FSK-së 44 automjete, që bashkë me disa pajisje të tjera kapin një vlerë totale prej 330 mijë eurosh, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Në fund të këtij viti, pas një qëndrimi prej gati dy dekadash në Prizren, përfundon përdorimi i Kampit […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.