19-07-2024

Skënderbeu dhe Adem Jashari do të jetësohen në bronz në Prizren

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot vendosi për lejimin e vendosjes në bronz në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare,  të dy figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në këtë qytet do të ngritet busti i Skënderbeut si dhe shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Në debatin e kuvendarëve rreth pikës në të cilin ishte paraparë kjo çështje, u tha se këta janë ndër figurat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, andaj për këtë duhet të zgjedhen lokacione të përshtatshme për ngritjen e tyre në qytet.

Propozimi i hedhur në votim është përkrahur nga asamblistët e subjekteve shqiptare dhe ata të koalicionit boshnjak Vakat,  ndërsa kanë abstenuar ata nga partia turke KDTP dhe NDS-i boshnjak.

Për jetësimin e këtyre projekteve do të kujdeset ekzekutivi komunal./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.