05-08-2025

Qendrore

Ja kur do të hiqen karantinat në Kosovë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që nga 30 maji të shfuqizohet vendimi për karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll. Në mbledhjen e 35-të të Qeverisë, u vendos që personat që gjenden në karantinë në këto dy hapësira, duhet të testohen dhe të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme. […]

Ambasada e Kosovës në Itali njofton kosovarët për procedurat e riatdhesimit

Ambasada e Kosovës në Itali përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në ora 13:55, nga aeroporti i Milano ‘Malpensa’ në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, ambasada […]

Nënkryetari i LDK-së: Numrat i kemi, protestat mbani lirisht

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova shprehet i bindur se LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë së re pa shkuar fare në zgjedhje të parakohshme. Nënkryetari i LDK-së, Rugova tha se LDK-ja është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë, proces ky i cili sipas Rugovës […]

Prezantohen masat e reja: Nga e enjtja hapen objektet fetare dhe ndryshon orari i lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja lehtësuese. “Kemi 1032 raste me COVId 19, nga ta kemi 789 të sëruar, 29 të vdekur dhe të tjerë raste aktive. Janë realizuar mbi 13 mijë teste dhe do avzhdojmë testimin. Ndër masat lehtësuese janë edhe ato për lejimin e objekteve fetare, që do hapen […]

Gazeta Blic: Barna milionëshe, Ministria e Vitisë keqpërdorë buxhetin

Ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë e që drejtohet nga Arben Vitia ka blerë barna e pajisje medicinale për luftimin e Covid 19 në vlera milionëshe. Gazeta Blic ka siguruar disa dokumente në të cilat dyshohet se ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare e me këtë rast është dëmtuar edhe buxheti i Kosovës. Krejt […]

Prej nesër Policia i kthehet orarit të vjetër të punës

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës. Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata shërbyen nga 12 orë për të qenë më afër qytetarëve. Shumë departamente e njësi, gjatë kësaj kohë kanë punuar me reduktime në staf.

Festa e Bajramit, Ky është plani i Policisë për të evituar grumbullimin e njerëzve

Sot është festa e Fitër Bajramit. Kësaj herë kjo festë do të festohet ndryshe prej herave të tjera. Kjo për shkak të situatës së pandemisë që është krijuar në pothuajse mbarë botën, shkruan Insajderi.org Madje, shkak i kësaj as namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet në xhamitë e Kosovës, në mënyrë që të […]

IKSHPK me apel për qytetarët: Virusi nuk po tallet! Asgjë nuk ka përfunduar!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas 21 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka apeluar për vazhdimin e respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ky Institut theksohet se virusi nuk ka kaluar akoma dhe se ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve, andaj IKSHPK […]

BIK: Bajrami këtë herë pa namaz në xhami dhe pa vizita familjare

Besimtarët myslimanë, hytben e myftiut, Naim Tërnava, të dielën do të mund ta përcjellin vetëm  virtualisht. Por, as i pari i Bashkësisë Islame, nuk do ta falë namazin e Bajramit. Kështu pa falje, lajmërimi i arritjes së kësaj feste do të bëhet vetëm përmes thirrjes në minaret e krejt xhamive. “Do të ketë edhe një […]

40 policë në Prizren do të testohen për COVID-19

Ditë më parë rezultuan tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor. Në lidhje me këtë, sot dhe të shtunën do të testohen 40 zyrtarë policorë, të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policin i cili rezultoi i infektuar me COVID-19. Lajmin për […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.