19-04-2024

Afër 9 mijë persona në Kosovë janë shëruar nga COVID-19

Nga 48 mijë e 743 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV 2, 12 mijë e 840 prej tyre rezultuan pozitiv me COVID 19.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se nga këta persona, 8 mijë e 942 persona kanë arritur të shërohen nga virusi korona.

Mirëpo janë 492 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

E në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID 19 është 3 mijë e 406.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Prishtina sërish del të ketë numrin më të madh të të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.

Asnjë koment

Comments are closed.