19-04-2024

Haskuka do të njoftojë qytetarët për punën e Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim në distancë me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Për shkak të situatës pandemike, pjesëmarrja në këtë takim do të jetë e kufizuar dhe për këtë arsye do të mundësohet pjesëmarrja virtuale e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale të Komunës së Prizrenit dhe platformës Zoom.

Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, në Shtëpinë e Bardhë.

Asnjë koment

Comments are closed.