19-04-2025

Qendrore

12 kosovarë nuk respektuan vendimin e mbylljes në shtëpi

Kosovarët kanë filluar tanimë të i marrin më seriozisht udhërat e Republikës së Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit,. Në bazë të raportit të Policisë vetëm 12 persona dje janë arrestuar për këtë vepër. E në komunën e Prizrenit janë arrestuar 7 persona, ndërsa në Prishtinë 2 dhe në Gjilan 3./IndeksOnline

BE-ja i dorëzon Kosovës pjesën e parë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh për luftimin e Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftur se sot Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë ka dorëzuar pjesën e parë të ndihmës nga BE’ja për Kosovën prej 5 milion eurosh për luftimin e pandemisë COVID-19, raporton Express. Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh’ja ka bërë me dije se kjo ndihmë, e bartur me 5 kamionë, përfshin […]

Vitia: Ky nuk është vit normal, s’do të ketë ditëlindje, fejesa, dasma e varrime me tubime

Gjatë këtij viti nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore në Kosovë. Kështu bëri të ditur gjatë një konferencë për media Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo pasi, sipas tij, ky nuk do të jetë një vit normal. “Ky nuk do ë jetë një vit normal dhe sa […]

Thaçi dekreton Avdullah Hotin si kryeministër, ka një porosi për VV-në

Presidenti i Repubikës, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër i ri i Republikës. Ai ka konfirmuar se sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes së cilës i ka konfirmuar se mbështet të gjitha krietet për krijimin e qeverisë së re.   “Duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare. […]

Arrihet marrëveshja LDK-NISMA

Kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj, pas takimit me Isa Mustafën në konferencë ka thënë se sot është nënshkruar marrëveshja LDK-NISMA. Limaj ka thënë se Nisma do të ketë dy ministry dhe zëvendëskryeministrin, por nuk tregoi emrat, shkruan IndeksOnline. “Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së dhe kandidatin për kryeministër kemi arritur marrëveshjen e koalicionit. […]

Ky është orari i ri i lëvizjes për tri ditët e ardhshme

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e qarkullimit për periudhën 1 deri me 4 maj 2020. Kujtojmë se më 15 prill Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit […]

LDK-ja sot pritet të finalizojë marrëveshjen me Nismën dhe AKR-në

LDK-ja ka arritur dje marrëveshje koalicioni me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa sot pritet të finalizojë marrëveshjen me Nismën Socialdemokrate, por edhe minoritetet jo serbe, si dhe AKR-në. I propozuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka deklaruar se përveç AAK-së kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe. Derisa […]

Syla: Dikur e kallën Kosovën me shkarku Jabllanoviqin, sot i kanë dhënë leje. Turp!

Në rrjetet sociale po qarkullon tashmë një dokument, leje kjo e lëshuar dje për ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq. E njëjta leje i është dhënë atij nga Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme. Një leje kjo speciale, e cila i shërben Jabllanoviqit të lëviz lirshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton […]

Presidenti Thaçi i tregon Sveçlës ku është me lokacion

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka treguar vendndodhjen e tij Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svefçla, i cili sot përmes një konference për media kërkoi t’i përgjigjet atij rreth ardhjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në Kosovë nga Zvicra. Në një lidhje telefonike në emisionin Debat […]

Skandal: Nxënësve kosovarë u mësohet se Kosova është pjesë e Serbisë

Territori i Republikës së Kosovës paraqitet si pjesë e Republikës së Serbisë, gjatë një ore mësimi në distancë për nxënësit kosovarë. Në hartën që Ministria e Arsimit u ka prezantuar sot nxënësve të klasës së shtatë të shkollave fillore përmes mësimit në distancë, Kosova nuk është paraqitur me kufijtë e saj aktual. Ky skandal është […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.