26-04-2024

Prezantohen masat e reja: Nga e enjtja hapen objektet fetare dhe ndryshon orari i lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja lehtësuese.

“Kemi 1032 raste me COVId 19, nga ta kemi 789 të sëruar, 29 të vdekur dhe të tjerë raste aktive. Janë realizuar mbi 13 mijë teste dhe do avzhdojmë testimin.

Ndër masat lehtësuese janë edhe ato për lejimin e objekteve fetare, që do hapen nga kjo e enjte, pra nga 28 maj”, tha ai.

Sipas tij, nga 28 maj orari i lëvizjes do ndryshoj po ashtu, do largohen fashat që kemi pasë për lëvizjet e qytetarëve, nga 5 e mëngjesit deri në 21 qyetetarët do lëvizin pa kufizime.

Asnjë koment

Comments are closed.