25-04-2024

Gazeta Blic: Barna milionëshe, Ministria e Vitisë keqpërdorë buxhetin

Ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë e që drejtohet nga Arben Vitia ka blerë barna e pajisje medicinale për luftimin e Covid 19 në vlera milionëshe.

Gazeta Blic ka siguruar disa dokumente në të cilat dyshohet se ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare e me këtë rast është dëmtuar edhe buxheti i Kosovës.

Krejt kjo për shkak se barnat dhe pajisjet medicinale që u blenë nga Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemia u blenë më çmim shumë më të lartë si dhe operatorët ekonomik u zgjodhën përmes procedurës emergjente të negociuar.

Por dyshimet nuk mbarojnë me kaq.

MSh, pavarësisht se Qendra Klinike Universitare e Kosovës ( QKUK ) ka kontratë valide me disa kompani që ofrojnë këto barna dhe pajisje , zyrtarë të MSH kanë blerë barna e pajisje medicinale me një çmim shumë fishë më të shtrenjtë sesa që kompanitë farmaceutike që kanë kontratë më QKUK.

Bazuar në këto dokumente, MSh ka blerë shumë fishë më shtrenjte produktet si Vancomycin 500 mg edhe pse për këtë produkte kompania farmaceutike “Dreni Farm” ka kontratë valide deri më tetor të këtij viti.

Ky ilaç është blerë më çmim 1.48 cent përderisa kompania që ka kontratë në fuqi me QKU atë e kishte ofruar për 1.08 cent.

Një produkte tjetër që dyshohet se MSH e ka blerë më çmim shumë të lartë është edhe Metamiloz sodium 500 mg ku MSh e ka kontraktuar me çmim 2.40 euro ndërsa çmimi në treg i tij është 0.95 cent

Njëjtë është vepruar edhe me paracetamol sol 1000 mg ku MSh dyshohet se ka blerë më çmim 2.16 euro përderisa i njëjti bënë 0.95 cent në treg.

MSh ka vepruar me blerjen e pajisjeve për luftimin e koronavirusit me çmime shumë të larta edhe për maska.

Për shembull MSh ka blerë maska kirurgjikale me çmim 0.56 cent përderisa një kompani farmaceutike ka kontratën valide me QKU, e që çmimin për maska kjo kompani e kishte ofruar me 0.0.16 cent.

Ministria e Shëndetësisë ka blerë po ashtu edhe dorëza sterile me çmim në “hava” në shuma të ndryshme si 0.44 cent, 0.48 cent dhe 0.52 cent përderisa kompania që ka kontratën në fuqi me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës atë e kishte ofruar me 0.02 cent, 0.02 dhe 0.0.18 cent.

Blerje edhe tilla me çmim shumë të lartë dhe dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtimin në shuma milionëshe të buxhetit të Kosovës, MSh dyshohet se ka bërë edhe për produkte të tjera dhe me procedura të negociuara ( shih dokumente brenda tekstit)

Gazeta Blic ka pyetur zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë pse ka ndodhur një gjë e tillë por ata kanë pasur një përgjigje interesant.

Fillimisht kanë akuzuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësisë dhe më pas kanë thënë se për këtë kanë njoftuar edhe krimet ekonomike brenda policisë së Kosovë.

Në një përgjigje për Blic zyra për media e MSH ka thënë se KRPP ka krijuar lehtësime për shkurtim të procedurave të furnizimeve për shkak të emergjencës së shëndetit publik.

Sipas tyre MSh u ka kërkuar institucioneve që t`i paraqesin nevojat e tyre dhe të njëjtat të furnizohen përmes blerjeve që bënë MSh, me që për Covid-19, fondi-mjetet e ndara për këtë pandemi është kërkuar të jetë i centralizuar.

“MSh e ka njoftuar Njësinë e Krimeve Ekonomike dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe u ka bërë ftesë me shkrim që me 10 mars 2020 për të ardhur dhe për t`i hetuar këto ngritje çmimesh nga operatoret ekonomike, pavarësisht se pas fillimit të pandemisë, çmimet e produkteve mjekësore kanë shënuar ngritje kudo në tregun e brendshëm dhe të jashtëm farmaceutik”, thuhet në përgjigjen e MSH.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, MSH nuk ka nënshkruar asnjë kontratë ku tejkalohet vlera e parashikuar, e bazuar në çmimet referente të tregut, të cilat i ka mbledhur Komisioni për përcaktimin e çmimit të barnave, duke marrë në konsideratë çmimet e disa shteteve të rajonit dhe më gjerë. Në secilin kontrata sipas tyre, fitues është shpallur kompanie e përgjegjshme me çmimin më të ulët të ofruar.

Ata megjithatë thonë se në MSH nuk e din nëse ka pasur shkelje të legjitime rasti ne blerjes së barnave dhe pajisjeve medicinale, por vlerësojnë se është dikush tjetër që mund ta konstatoj e vërtetoj këtë.

“MSh, e ka të qartë se rruga për të konkluduar nëse ka pasur shkelje apo jo janë institucionet që e mbikëqyrin Prokurimin Publik dhe institucionet e hetuesisë, por nuk mund t`i ndaloje akuzat e individëve të cilët ka kohe që mision të vetëm gjatë pandemisë kanë pasur dëmtimin e përpjekjeve për të menaxhuar sa me mirë situatën, duke u shërbyer me shpifje të vazhdueshme”, thonë në MSH.

Krejt në fund zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë thonë se janë të gatshëm të ofrojnë qasje ne dosje të prokurimit për secilin medium apo palë tjetër që është e interesuar për t`i parë ofertat.

Kjo nuk është hera e parë që në media është raportuar se zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe dyshimet për dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës.

Këto janë kontratat valide që kanë kompanitë farmaceutike me QKUK-në, për produktet dhe materialet medicinale, e për të cilat shpalli tender edhe Ministra e Shëndetësisë:

Ndërkaq, këto janë kontratat e reja që i ka lidhur Ministria e Shëndetësisë, përkundër që kontratat ishin valide dhe me çmim më të ulët:

Asnjë koment

Comments are closed.