Haradinaj: Kurti e ka rrëzuar qeverinë me qëllim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka rrëzuar me qëllim qeverinë.

Haradinaj tha se me këtë veprim Kurti ka dashur t’i ikë përgjegjësisë.

“Kurti e ka rrëzuar qeverinë me qëllim.  Ai ka dashur të i ikë përgjegjësisë. Ai është rritur zakonisht kur ka qenë në rrugë. Të keqën mund ta kundërshtosh kur je kryeministër. Unë kam mundur të parandalojë ndarjen kur kam qenë kryeministër”.

I pari i AAK-së theksoi se është zbehur shpresa e qytetarëve pas 50 ditësh.

“z.Kurti e ka rrëzuar shumicën pas 50 ditësh, duke e zbehë shpresën tek qytetarët. Vetëvendosja nuk është shpresa që e kanë pritë qytetarët. Atij i kanë dalë vet në lendinë mashtrimet. Nuk është dashur të mbesë pa qeveri vendi në kohë pandemie”.

“Me e rrëzuar shumicën pas 50 ditësh ishte dashur me ja bërë vetit disa pyetje. Hajde qe po u rriteshe 5 për qind. Me kënd do të bësh bashkëpunim. Nuk ke lënë opsion për bashkëpunim”.

Haradinaj theksoi se me kënaqësi e ka votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti./ Klan Kosova/ GazetaePrizrenit.net