15-02-2026

Qendrore

Syla: Dikur e kallën Kosovën me shkarku Jabllanoviqin, sot i kanë dhënë leje. Turp!

Në rrjetet sociale po qarkullon tashmë një dokument, leje kjo e lëshuar dje për ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq. E njëjta leje i është dhënë atij nga Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme. Një leje kjo speciale, e cila i shërben Jabllanoviqit të lëviz lirshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton […]

Presidenti Thaçi i tregon Sveçlës ku është me lokacion

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka treguar vendndodhjen e tij Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svefçla, i cili sot përmes një konference për media kërkoi t’i përgjigjet atij rreth ardhjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në Kosovë nga Zvicra. Në një lidhje telefonike në emisionin Debat […]

Skandal: Nxënësve kosovarë u mësohet se Kosova është pjesë e Serbisë

Territori i Republikës së Kosovës paraqitet si pjesë e Republikës së Serbisë, gjatë një ore mësimi në distancë për nxënësit kosovarë. Në hartën që Ministria e Arsimit u ka prezantuar sot nxënësve të klasës së shtatë të shkollave fillore përmes mësimit në distancë, Kosova nuk është paraqitur me kufijtë e saj aktual. Ky skandal është […]

COVID-19/ Shqipëria dhe Kosova, vendet me më pak teste në Ballkan!

Autoritetet shëndetësore në Kosovë janë kritikuar disa herë për numër të vogël të testimeve për personat e dyshuar me koronavirusin e ri. Por, ata që merren me luftimin e pandemisë thonë se nuk kanë teste për të testuar të gjithë qytetarët si të dyshuar.Nga 8 shkurti i këtij viti rreth 7,000 persona në Kosovë janë […]

Veseli: Asnjë deputet i PDK nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK nuk do të voton qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet. “Asnjë deputet i PDK nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse përkëtë gjendje të krijuar […]

Haradinaj: Është arritur koalicioni, këta janë emrat e ministrave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, nga oborri i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se tani çdo gjë është e gatshme për tu mbajtur seanca për votimin e qeverisë së re dhe se janë pajtuar me partnerin  e tyre LDK-në që partisë së Haradianajt ti takojnë katër ministri dhe zëvendëskryeministri i […]

Koronavirusi, sot 10 raste të reja, 31 të shëruar

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 232. Sot janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai ka njoftuar se dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime.

ATK-ja pranon mbi 99 mijë aplikime për kompensim dhe 22 mijë biznese kërkojnë mbështetjen e shtetit

Administrata Tatimore e Kosovës (AKT) që nga 11 prilli ka pranuar 99 236 aplikime për kompensim nga Pakon Emergjente. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka treguar se 87 387 kërkesa në ATK kanë ardhur nga të punësuarit, kurse janë 827 kërkesa për kompensim të punëtorëve që janë larguar nga puna dhe 6 026 kërkesa që […]

Mustafa sot iu prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re, ka këtë kërkesë për ta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij, për t’ua paraqitur kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tyre. Takimi, do të mbahet sot në orën 11:00 në zyrat e Grupit Parlamentar. Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë […]

PDK akuzon ministrin Vitia për abuzime në kohë pandemie, kërkojnë hetimin e tenderëve

Partia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot një konferencë për media, ku e ka akuzuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keqpërdorim të parasë publike në kohë të pandemisë Covid-19. Ishte kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, ai që e ftoi Prokurorinë që t’i hetojë tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.