01-03-2025

Qendrore

Ky koalicioni rrezikon hyrjen në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave. Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4 për qind të vendvotimeve. Deri më tani sipas rezultateve preliminare, e para është Lëvizja Vetëvendosje me 25,81%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, e […]

Rama: Urime Vetëvendosjes e Kurtit, “Sa më e mbarë dita për Kosovën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për zgjedhjet e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Rama shkruan se ato ishin te suksesshme, ndërsa ka uruar Albin Kurtin për rezultatin më të mirë. “Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare🇽🇰Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për […]

Vetëvendosje e para, 5.696 vota më shumë se LDK-ja

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%. Koalicioni Nisma socialdemokrate […]

Albin Kurti e shpall fitoren, i thotë vetes Kryeministër

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka shpallur fituese të zgjedhjeve parlamentare subjektin që ai udhëheq. Kurti, në një adresim për media ka folur për angazhimet e deritashme që Vetëvendosje të dalë fituese, ndërsa tha se nga nesër qeveria e re do ta vendos Kosovën në binarët e […]

VV 6 mijë vota para LDK-së

Kur janë numëruar pak më shumë se 80 për qind të votave në nivel vendi, Vetëvendosje është shkëputur në vend të parë për më shumë se 6 mijë vota nga LDK-ja që është e dyta. VV-ja prin me 26.01 për qind apo me 168078 vota. LDK-ja ka 25.04 për qind të votave apo me 161791 […]

Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK-në e çon në opozitë

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli s’ka ofruar dorëheqje pse e ka nxjerr partinë të tretën. Ai ka thënë se do të shkojë në opozitë. Veseli ka thënë se kanë punuar shumë por s’kanë arritur të fitojnë. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka uruar fituesit, […]

LDK e VV në garë për vendin e parë

Kur janë numëruar gati 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në vend të parë duke kaluar LDK-në. VV-ja ka 25.47 për qind të votave apo 117831 vota, ndërsa LDK-ja ka 25.42 për qind të votave apo 117589 vota. PDK-ja është partia e tretë që tashmë ka arritur numrin e 100 mijë votave. […]

Nis publikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Ka nisur publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura sot më tetor 2019. Deri tash në uebfaqen e KQZ-së janë publikuar rezultatet pas numërimit të rreth 4 për qind të votave. Në total kanë votuar më shumë se 850 mijë qytetarë. Klikoni këtu për rezultatet online.

Haradinaj e pranon humbjen i pari

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka dalë në konferencë për media duke e pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme parlamentare. Haradinaj ka përmendur vetëm rritjen e partisë së tij, duke e pranuar në mënyrë jodirekte humbjen, ndonëse para zgjedhjeve deklarohej si fitues, shkruan Gazeta Sinjali. “E ka një rritje […]

PDK shpall fitoren

Pesëmbëdhjetë minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, PDK-ja e ka shpallur veten fitues të zgjedhjeve të parakohshme. Abelard Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie, se ata prijnë me një diferencë të vogël ndaj partisë së dytë, derisa nuk ka treguar se cila është kjo parti, raporton KTV. “Si PDK i ftojmë komisionerët […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.