26-04-2024

Nisma kalon pragun, por ja sa dëmtohen partitë tjera me deputetë

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës nëse kalon pragun me 5.02 për qind të votave të fituara, sipas rezultatit të rinumërimit të 82.49% të votave nga 314 vendvotime që janë duke u rinumëruar.

Bazuar në këtë rezultat i bie se me hyrjen e Nismës në Kuvend, partitë tjera parlamentare do të kenë më pak deputetë, seç kanë pasur deri tash, shkruan Insajderi.

Rrjedhimisht i bie se Vetëvendosje me 25.49% të votave do të ketë 29-të deputetët në Kuvend dhe jo 31 sa të do të kishte pa Nismën në Kuvend.

Dy deputetët më pak do të ketë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 30 sa do të kishte me 24.82% pas certifikimit të rezultateve do të ketë vetëm 28 deputetë.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-PSD do të kenë nga një deputet më pak, shkruan Insajderi.

PDK do të ketë 24 deputetë nga 25 prej 21,24% të votave dhe AAK-PSD 13 nga 14 deputetë prej 11,57% të votave të përgjithshme./GazetaInsajderi/

Asnjë koment

Comments are closed.