26-04-2024

Ky është zv.ministri që marrë më së shumti mëditje në qeverinë Haradinaj

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik , Hamza Balje, për vitin 2018 ka marrë më së shumti mëditje.

Shuma që ka marrë Balje në emër të mëditjeve arrin në 5.100 euro.

Në qeshor të vitit 2018, Ministria e Financave (MF) ka aprovuar vendimin për ndryshim të tarifave të mëditjeve, krahas standardit të jetesës në shtetin në të cilin udhëtohet. Sipas këtij raporti pas Balajt radhitet edhe zëvendësministri tjetër i kësaj ministrie Gani Koci me 2.386 euro./insajderi

Asnjë koment

Comments are closed.